Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2022, eventi që solli ndryshimin në industri
2022-11-22 19:49:05

Strategji, iniciativa konkrete dhe shkëmbime, Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2022, eventi që  solli ndryshimin në industri. Më datë 11 dhe 12 nëntor, u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë, eventi më i madh dedikuar motorëve kryesorë të ekonomisë shqiptare. "Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2022" mblodhi personalitetet më në zë të industrisë, profesionistë të fushave, biznesmenë dhe aktorë vendimmarrës në fushën e energjitikës dhe ndërtimit. Ky panair konsiderohet një ngjarje që do të ketë një impakt real, e gjitha në dobi të së ardhmes dhe zhvillimit të qendrueshëm. Drejtues i hapësirës lidhur me energjitë e rinovueshme në Shqipëri, Lorenc Gordani ekspert në fushën e energjisë na tregon më tej se çfarë solli ky aktivitet.

Gjatë panairit (Burimi Iceberg Exibition)

Gjatë panairit (Burimi Iceberg Exibition)

“Ky panair i mbështetur nga Ministria e infrastrukturës dhe energjisë në Shqipëri, kishte si synim të shërbente si një platformë e gjerë komunikimi midis aktorëve më kryesorë, duke përfshirë institucionet, kompanitë publike dhe private, shoqata të sektorit të energjisë, ndërtimit dhe ekonomisë së gjelbër në vend dhe në rajon. I organizuar nga “Iceberg exhibition” në këtë aktivitet folën liderë të kompanive shqiptare apo të huaja, duke reflektuat dhe eksperiencat e tyre. Në këtë kuadër lidhur edhe me forumin apo panairin në tërësi mund të thuhet se në momentin aktual lidhur me krizën e çmimeve bëhet më e nevojshme ngritja e partneriteteve, duke kultivuar bashkëpunimin ndërsektorial për teknologji, produkte, shërbime dhe zgjidhje në përballimin e krizave. Në të gjitha u evidentua një qasje e planifikuar në afat të gjatë dhe çelsi i suksesit mbeten partneriteti i biznesit. Në këtë drejtim aktualisht shënohet një etapë e re historike, e cila hap mundësi pafund. Sigurisht këtu duhet shmangur qasja pasive dhe vendi ynë po hyn në një treg të zhvillimit të burimeve alternative. Një zhvillim që lejon të menduarin për projekte që përputhen me interesat e kompanive të njohura, që lejon mundësinë për të bazuar projektet e tyre në stimujt e tregut. Ndërkohë që mangësitë bëhen edhe më evidente dhe për këtë bëhet edhe i dallueshëm fakti që duhen zhvilluar dhe ato që janë mundësitë e mekanizmave mbështetës. Në këtë kuadër ky panair evidentoi rëndësinë e bërjes bashkë të këtyre aktorëve dhe vendosjne në qendër konsumatorin.”, tha Gordani.

Gjatë panairit (Burimi Iceberg Exibition)

Gjatë panairit (Burimi Iceberg Exibition)

Aktivitetet, si workshope-t, konferencat ishin gjithashtu një vlerë e shtuar e këtij panairi, i cili shërbeu si platforma më e gjerë e komunikimit mes aktorëve kryesorë, institucioneve, shoqatave dhe kompanive private të sektorit të energjisë, ndërtimit dhe ekonomisë së gjelbër. Me një qasje rajonale duke u shtrirë dhe në Evropë, panairi dy-ditor mundësoi ndërveprimin mes prodhuesve dhe furnitorëve të teknologjive më inovative, produkteve dhe shërbimeve nga industritë e energjisë dhe ndërtimit.

“Bashkimi Europian, duke ju referuar atij që është dhe roli lider, vazhdon të plotësojë planet e veta që lidhen me dekarbonizimin nëpërmjet green deal-it. Përsa i përket vendit tonë po vijohet me atë që është agjenda e gjelbërt për ballkanin perëndimor, ku kemi vendosjen edhe prej aspekteve përda i përlet kuadrit rregullator dhe ligjor. Nga ana tjetër kemi një konfirmim të angazhimeve financiare që lidhen me planin ekonomik dhe të investimeve të BE, me programin Ipa 3 prej 14.5 miliard eurosh, të cilat kan filluar të disbursohen për të mbështetjr vendet e Ballkanit perëndimor të prekur nga kriza. Bashkë me avancimin e hapjes së tregut dhe uljes së emetimeve të karbonit të bëjnë të mundur që tranzicioni energjitik të përfshijë edhe vende të Ballkanit duke i bërë të mundur të ndjekin të njëjtin proçes si BE.”, theksoi eksperti Lorenc Gordani.

Sektori i energjisë dhe ndërtimit janë dy prej motorëve kryesorë të ekonomisë në Shqipëri, ndaj "Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2022" erdhi si eventi më i madh dhe më i rëndësishëm për bizneset dhe profesionistët në këto sektorë.

Gjatë panairit (Burimi Iceberg Exibition)

Gjatë panairit (Burimi Iceberg Exibition)