“Vëllai im rend pas Dinozaurëve” në Panairin e librit 2022
2022-11-22 19:05:13

Prej 16 nëntorit për një javë u zhvillua  në Tiranë edicioni i 25-të i Panairit të Librit “Tirana 2022”, i organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Sipas Organizatorëve në këtë edicion morën pjesë 100 botues, duke përfshirë edhe botuesit nga Kosova, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut. Nga letërsia botërore u sollën gjjthashtu të përkthyer një sërë librash. Pedagogia dhe përkthyesja Anxhela Lepuri ka sjellë në stendat e panairit veprën e  autorit Italian Xhakomo Maxarioli “Vëllai im rend pas dinozaurëve”.

Anxhela Lepuri (Foto personale)

Anxhela Lepuri (Foto personale)

“Libri “Vëllai im rend pas dinozaurëve” është botuar në vitin 2016 në Itali. Xhakomo Maxariol është një shkrimtar i ri, i cili në këtë libër nuk trillon asgjë, por thjesht tregon historinë e tij të vërtetë. Nisur nga kjo histori ai  shkroi këtë libër i cili bëri një bum të madh në Itali. Xhakomo nis ta shkruaj librin e vet me propozim të Shtëpisë Botuese Inaudi, e cila është një ndër shtëpitë botuese më të mëdha në Itali.

Historia nisi  kur Xhakomo përgatiti një video me vëllanë e tij Xhovanin si një intervistë pune. Pyetjet janë gazmore dhe e gjithë video është mirëpritur shumë mirë nga të gjithë shikuesit italianë dhe kështu dyshja u bë shumë e dashur.  Kjo histori u dërgjua dhe nga botuesit dhe kështu e morën historinë e tyre për ta sjellë në një botim. Xhakomo shkruan duke treguar gjithçka nga nisja deri në momentin e realizimit të videos. Gjithçka që ata jetuan bashkë nga momenti kur nuk e dinte dhe mendonte se vëllai do të kishte superfuqi, kur kuptoi që ai ishte vërtetë i veçantë.

Panairi 2022 (Burimi facebook)

Panairi 2022 (Burimi facebook)

Ekzistojnë steriotipe të gabuara apo edhe frikë në lidhje me pranueshmërinë e një personi me sindromën down apo me spektrin e autizmit në jetën e një individi, prandaj edhe ky libër thyen barrierat e ndërtuara gabim. Lidhur me librin përkthyesja shprehet:

“Por në të vërtetë ai ishte një fëmijë me sindromën down, por këto aftësi të tij ndryshe nga të tjerët e bënin një njeri vërtetë special. Në periudhën e adoleshencës Xhakomo ia fshihte miqëve të tij, e vuan këtë gjë dhe u mbyll në vetvete sepse dëshironte të kishte një vëlla si gjithë të tjerët. Ai kupton që më e rëndësishmja është të jesh i vërtetë dhe të ndihej i lirë sesi ishte e ndërtuar familja e tij. Iu deshën 12 vjet ta kuptonte të vëllanë dhe tia ndryshonte jetën. Unë mendoj që kjo histori të mëson sesi të jesh njeri mbi të gjitha, prandaj vendosa ta sjell për lexuesin”, shprehet ajo.

Panairi i librit (Burimi facebook)

Panairi i librit (Burimi facebook)

Lexuesi shqiptar është njohur me historinë e veçantë të dy vëllezërve ndaj dhe në këtë panair ka qenë një ndër zgjedhjet e shumë qytetarëve.

“Ky është një roman i vendosur në programet e shkollave italiane, ndaj mendova ta sjell në shqip në mënyrë që ti shërbejë dhe adoleshentëve shqiptarë. Ka nga ata që e vuajnë praninë e personave të tillë në jetën e tyre, ndaj mendoj se kush më mirë sesq libri mund ta ndryshojë këtë bindje. Në panair është pritur shumë mirë, sepse një pjesë e madhe e tyre e kishin dëgjuar historinë edhe më parë  sesa të sillej në shqip. Libri ka dhe një humor të bukur duke dhënë njëkohësisht edhe mesazhe të bukura duke vendoshr në qendër të gjithçkaje mirësinë e njeriut” tha përkthyesja.

Romani (Foto persoanle)

Romani (Foto persoanle)