Samiti i udhëheqësve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Kumbaro bisedon me Dendias
2022-11-21 13:49:17

Foto: Facebook ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro

Ministrja shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, u takua me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, në kuadër të Samitit të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, në Tunizi.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Kumbaro përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku shkruan se biseda e tyre ka synuar përgatitjen e takimit të shumëpritur të Samitit të udhëheqësve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor.

Sipas ministres Kumbaro, Greqia është jo thjesht fqinji i Shqipërisë, jo vetëm një vend mik e partner strategjik, por edhe një hapësirë e rëndësishme për bashkatdhetarët që jetojnë prej dekadash në këtë vend dhe që bashkë me minoritetin grek në Dropull e Finiq, janë urë komunikimi dhe bashkëpunimi jetegjatë. (Fatosi)