Balluku: Marina dhe jahtet e Durrësit, investim strategjik 2 mld euro
2022-11-21 13:46:59


Balluku (facebook Belinda Balluku )

Zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi  në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese projektligjin për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”. Ajo u shpreh se projekti i ri synon që të kthejë Durrësin në një pikë të fuqishme dhe strategjike sa i përket turizmit, por po ashtu do të ketë impakt të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të të gjithë vendit, duke ndikuar kështu edhe në rajon. “Projekti i ballinës ujore të Durrës dhe Marinës, është një nga projektet më të rëndësishme strategjike që janë zhvilluar ndonjëherë në Republikën e Shqipërisë, që angazhon 2 miliardë euro, me ndikim të madh ekonomik jo vetëm në zonën e Durrësit, por në të gjithë Shqipërinë dhe rajonin”- deklaroi Balluku.

Sipas ministres, kjo veprimtari lidhet me ndërtimin edhe të disa objekteve që do të shërbejnë si njësi tregtare, rezidenca, por edhe njësi ku do të akomodohen veprimtari argëtuese.

“Përsa i përket investitorit deklarojmë përpara komisionit dhe nuk po bëj një prezantim të projektit pasi është prezantuar shumë herë dhe nuk ka ngelur për t’u bërë në këtë komision, se ju jeni informuar prej ditësh por dua të qëndroj në pikat sensitive që ju keni pasur pyetje dhe që më tepër i keni bërë publike.”- deklaroi Balluku.

Balluku shpjegoi se pjesëmarrja e shtetit si subjekt aktiv në këtë investim me interes publik së bashku me investitorë privatë është një praktikë në vendet e zhvilluara të BE-së.

“Nuk ka asnjë kompani off-shore të angazhuar në këtë projekt. Kjo është dicka që ju mund të vërtetoni pasi sot nëse ju nuk doni të tregoni kredibilitet ndaj qeverisë shqiptare, teknikëve të qeverisë shqiptare që janë ulur në tryezat e komisionit. Ju keni emrat e kompanive, jeni parlamentarë, drejtoni komisioni apo nëndrejtoni komisione kështu që në rast se nuk ju mjafton prezantimi ynë, fjala jonë, dokumentat që ju kemi vënë në dispozicion, e keni shumë të thjeshtë që të kërkoni kudo të jetë e mundur, edhe duke ju drejtuar Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve në Abu Dhabi, edhe duke ju drejtuar entiteteve publike dhe shtetërore të Emirateve të Bashkuara, ministrive dhe entiteteve të tjera për të verifikuar nëse kompania, pra Eagle Hills është apo nuk është off shore. “

Balluku (facebook Belinda Balluku )

Balluku (facebook Belinda Balluku )

 Balluku dha  detaje të  kompanisë teksa iu përgjigj akuzave të opozitës.

“Është një kompani e regjistruar, mëma e regjistruar në Abu Dhabi dhe përsa i përket personit i cili ësht ëpronari kryesor i këtyre entiteteve quhet Mohamed Alabbar, ka ardhur në Shqipëri. Është një person, i cili mjafton të klikoni në internet dhe do t’ju dalë i gjithë aktiviteti i tij dhe nuk besoj se ndokush nga ju ka dyshime për kontributin e tij në zhvillimin jo vetëm të Emirateve të Bashkuara, pasi dje çfarë nuk është thënë nëpër tryezat e komisioneve dhe unë besoj që lufta jonë politike nuk duhet të kalojë deri në ofendime të personave të cilët janë të nderuar në fushën e tyre por kjo juve nuk ju intereson, por të paktën nuk mund të kalojë limite të cilat kthehen në problem juridik në të ardhmen.

Sipas Ballukut pretendimet e opozitës janë të pavërteta.

“Këtë duhet ta keni parasysh, dje janë bërë akuza dhe janë thënë gjëra të paqëna që unë them që për persona adult dhe që mbajnë përgjegjësi ligjore, duhet të keni parasysh që është dicka që nuk duhet bërë. Akuza që njollosin kompani, personalitete të botës së biznesit do të ishte mirë që të mos ndodhin, ndërkohë lufta jonë politike është një luftë që fatkeqsisht nuk ka as limite, nuk ka as etike më, por përfshirja e këtyre personaliteteve nuk do të ishte mire. Realisht po kontribuoni jo mirë në imazhin e Shqipërisë dhe për cfarë vjen më pas sepse investitorë të tjerë janë në procese në këtë moment tek AIDA dhe është e tmerrshme që të përballen me këtë situatë që po përballet sot Mohamed Alabba, i cili po akuzohet dhe po baltoset sikur të ishte një nga rreshtat e zakonshëm ku ju jeni mësuar që të hidhni baltën. “- u shpreh Balluku.

Balluku (facebook Belinda Balluku )

Balluku (facebook Belinda Balluku )

Sipas ministres Ballukut, kjo veprimtari lidhet me ndërtimin edhe të disa objekteve që do të shërbejnë si njësi tregtare, rezidenca, por edhe njësi ku do të akomodohen veprimtari argëtuese.

“Komponentët financiarë të zhvillimit sipas planit të biznesit, është se sipërfaqja e zhvilluar e ndërtimit parashtrohet në skenarin minimal të jetë 130 hektarë dhe në skenarin maksimal të jettë 200 hektarë. Hotelet që janë parashikuar në zonë janë sipas kategorive 5 dhe 4 yje dhe numri i dhomave shkon deri në 850, numri i shtretërve deri në 1200. Sipërfaqja për t’u përdorur nga bizneset dhe për t’u zhvilluar është gjithashtu një pjesë dhe një komponent financiar i zhvillimit të planit të bzinesit. Parashikohet që të ketë deri në 12000 të punësuar përgjatë të gjitha fazave të projektit, duke nisur nga ndërtimi dhe më pas në ofrimin e shërbimeve. “- shtoi ministrja

 Përfaqësues të qeverisë thonë se  përmes këtij investimi shteti do të përfitojë 280 milionë euro fitim si aksionar, plus fitimi fiskal, që përfshin të ardhurat nga taksat dhe impaktin social nga investimet në infrastrukturë dhe më gjerë.