Rama në Tunizi për Samitin XVIII të Frankofonisë
2022-11-21 10:57:23

Foto: Facebook Edi Rama

Kryeministri shqiptar Edi Rama mori pjesë në Samitin XVIII të Frankofonisë, zhvilluar.  Kryeministri Rama është pritur nga presidenti i Tunizisë, Kais Saied, ndërsa është përshëndetur edhe me kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, njofton “RTSH”.

Samiti i Frankofonisë ka mbledhur krerët e 88 shteteve anëtare dhe anëtarëve të asociuar të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Puna e samitit do të fokusohet mbi sfidat e përbashkëta politike dhe ekonomike, forcimin e bashkëpunimit frankofon, avancimin e të drejtave të njeriut, arsimit, kulturës dhe demokracisë. (Fatosi)