Rikthehet “Tirana Street Food Festival”
2022-11-21 13:41:50

Foto: Tvklan

Rikthehet “Tirana Street Food Festival”, festivali i vetëm i ushqimit ambulant, njofton “RTSH”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bën të ditur se nga data 23 deri 29 nëntor, sheshi “Italia” do të kthehet në një kënd shijesh.

Në krah të specialiteteve kulinare do të ketë aktivitete, master-klasa e koncerte nga artistë të rinj.

Gjatë këtij viti Tirana ka mbajtur titullin Kryeqyteti Evropian i Rinisë, një vlerësim, i cili solli në kryeqytetin shqiptar mijëra të rinj nga e gjithë Evropa, për të marrë pjesë në aktivitete rinore.

Mbi 1 mijë aktivitete dhe 5 mijë të rinj të aktivizuar nga i gjithë rajoni kanë qenë në projektin e Tiranës si kryeqytet evropian i rinisë për vitin 2022.

Për vitin 2023, Tirana është shpallur si Qyteti Europian i Sportit. (Fatosi)