Petrit Çarkaxhiu i grupit “Jericho” merr pjesë këtë vit në Festivalin e 61 të këngës në RTSH-së me një këngë që është dedikim. Ai do të jetë këtë vit në garë mes 26 artistëve të tjerë të cilët do të konkurojnë në festival. Artisti i mirënjohur ndjehet i lumtur për këtë pjesëmarrje me këngën “Emri yt”. Në rrjetet sociale ai ka shkruar: "Jam shumë i lumtur në veçanti që do të mund ta interpretoj këngën time bashkë me Orkestrën Simfonike te RTSH-së, orkestër kjo e themeluar ne vitin 1962 dhe që mban titullin e lartë “Nderi i Kombit” dekoruar nga presidenti i Shqipërisë. Kjo këngë e dedikuar për nënën time të ndjerë nuk kishte se si të realizohej më mirë se në përcjellje të kësaj orkestre të madhe, në festivalin më të madh në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me miqtë dhe koleget e mi te nderuar Bojken Lako, Shpetim Saraçi dhe Arbana Osmani", ka shkruar Petrit Çarkaxhiu. (Përgatiti: Sava LENA)