Foto nga VCG
12 zonave në të gjithë Kinën u është kërkuar të sjellin inovacion, për të mbrojtur dhe zhvilluar të drejtën e autorit të kulturave popullore kineze si një program pilot kombëtar.
Programi pilot përbëhet nga katër zona të nivelit provincial - provincat Jiangsu, Sichuan dhe Guizhou dhe Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme - si dhe tetë qytete, duke përfshirë Weifang në provincën Shandong, Huangshan në provincën Anhui dhe Jincheng në provincën Shanxi, shkruan “China Daily”.
Ky programi u lançua nga Departamenti i Publicitetit i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe tetë qytetet gjatë Forumit Ndërkombëtar të të Drejtave të Autorit të këtij viti, i cili u mbajt në Jingdezhen, në provincën Jiangxi.
Departamenti bëri të ditur se folklori është një pjesë kryesore e kulturave socialiste dhe gjithashtu një thesar i rëndësishëm i qytetërimit kinez, kështu që është thelbësore të forcohet mbrojtja, trashëgimia dhe përdorimi i kulturave popullore. Në deklaratë thuhet se kjo nismë nuk është vetëm një kërkesë për promovimin e transformimit krijues dhe zhvillimit inovativ të kulturave tradicionale, por gjithashtu një mënyrë kyçe për të rritur fuqinë e butë kulturore të vendit dhe për të përmirësuar vetëbesimin e tij kulturor dhe vetërritje.
Ndërsa i jepet plotësisht përparësi avantazheve të burimeve popullore lokale dhe sqaron situatën aktuale të zakoneve popullore të vendit, zonat pilot duhet të rrisin ndërgjegjësimin e publikut për mbrojtjen e të drejtave të autorit të kulturave popullore dhe të promovojnë inovacionin, aplikimin, menaxhimin dhe shërbimet e të drejtave të autorit, thuhet në dokument.
Në forum u lançua gjithashtu një rast studimor i praktikave më të mira në mbrojtjen e të drejtave të autorit i udhëhequr nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, i cili tërhoqi më shumë se 200 përfaqësues nga brenda dhe jashtë vendit për të marrë pjesë si në internet ashtu edhe me prani fizike. (Irma)