Kina ka rreth 1.55 miliard mu tokë të kripur-alkaline dhe ekspertët besojnë se një e treta ose një e katërta e saj mund të shndërrohet në tokë të punueshme përmes metodave të teknologjisë shkencore. Shembull tipik i shkripëzimit të tokës dhe rritjes së rendimentit të saj është një fshat në Tongliao të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore, që kishte 1.9 milion mu tokë të kripur të shpërndarë gjerësisht. Në bashkëpunim me institutet e teknologjisë shkencore, rajoni ka punuar për të transformuar tokën e kripëzuar në tokë bujqësore dhe me ndihmën e metodave inovative të ujitjes është rritur rendimenti i prodhimit të drithit.
Korrje të misrit, Horqin, Tongliao, Mongoli e Brendshme(Foto:Xinhua)
Teknologjia ndihmon në transformimin e tokës së kripur në tokë bujqësore me rendiment të lartë
Chang Yingchun dhe gruaja e tij, Liu Huanmei, shkëlqenin nga gëzimi teksa shikonin prodhimin e kulturave teksa thanin kokrrat e misrit në oborrin e tyre.
Çifti i fermerëve nga një zonë e qytetit Tongliao të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore korri gjithsej 55,000 kg misër nga 60 mu (rreth katër hektarë) tokë bujqësore këtë vit dhe rendimenti mesatar për mu ishte 900 kg. Rajoni ku ata jetojnë kishte deri në 1.9 milion mu tokë të kripur të shpërndarë gjerësisht, gjë që rezultoi në pjellori të ulët, pengoi rritjen e të kulturave dhe uli rendimentet.
Rendimenti mesatar i misrit ishte më pak se 400 kg për mu dhe disa parcela me kripëzim të rëndë ishin lënë të braktisura për një kohë të gjatë, duke rezultuar në të ardhura të ulëta për vendasit.
Që nga viti 2020, në Horqin është krijuar bashkëpunim me institutet e teknologjisë shkencore për të transformuar 20,000 mu tokë të kripur në tokë bujqësore me rendiment të lartë. Rrjedhimisht, 6,700 mu tokë janë përmirësuar deri sot për të prodhuar një rendiment mesatar prej 870 kg për mu, 500 kg më shumë se më parë.
Foto:VCG
Ekspertët bujqësorë përdorën gips të desulfizuar, superfosfat, agjent mikrobik, pleh organik dhe pleh organik të fermentuar të lopës për të rregulluar vlerën e pH të tokës, për të rritur përmbajtjen organike dhe për të përmirësuar përshkueshmërinë e tokës bujqësore. Fermerët tani nuk duhet të shqetësohen më për zotërimin e teknikave të përmirësimit të tokës së kripur-alkaline, pasi ekspertët vizitojnë shpesh fshatin për të shpjeguar dhe trajtuar çështjet teknike përkatëse.
Deri këtë vit janë mbajtur 14 sesione trajnimi gjatë të cilave ekspertët ndajnë njohuritë e tyre profesionale dhe përvojën e pasur me fermerët vendas, tha Wang Wei, përfaqësues i projektit pilot demonstrues të përmirësimit të tokës bujqësore të zonë.
Metodat tradicionale të ujitjes, që janë përdorur më parë, ishin intensive dhe joefektive në rritjen e cilësisë së tokës, tha Chang, duke shtuar se metoda inovative e ujitjes me pika ndihmon në ruajtjen e burimeve ujore dhe redukton depozitimin e kripës dhe alkalineve.
Në Horqin ndodhet një bazë kryesore e prodhimit të drithit për vendin, e angazhuar kryesisht në bujqësinë e misrit. Prodhimi i drithit në rajon pritet të arrijë në 3.2 miliardë kg këtë vit, 80 milionë kg më shumë se në vitin 2021. Kina ka rreth 1.55 miliard mu tokë të kripur-alkaline dhe ekspertët besojnë se një e treta ose një e katërta e saj mund të shndërrohet në tokë të punueshme përmes metodave të teknologjisë shkencore.
Korrje në tokë të kripur, Nantong,provincë Jiangsu(Foto:VCG)
Për të arritur shkripëzimin, vendi nënvizoi mbështetjen për transformimin e tokës së kripur në tokë të punueshme në një mënyrë të përshtatshme dhe të rregullt në dokumentin qendror numër 1 të lëshuar këtë vit.