Çfarë parashikon Buxheti 2023?
2022-11-18 10:46:54

Objektivi kryesor i buxhetit të vitit 2023 sipas qeverisë shqptare është garantimi i furnizimit me energji elektrike dhe mosrritja e çmimit të energjisë elektrike, duke mbajtur peshën e ruajtjes së këtij çmimi brenda buxhetit të shtetit. Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli trajton këtë temë në intervistë për Grupin Mediatik të Kinës

Buxhetii (foto monitor.al)

Buxhetii (foto monitor.al)

CMG: Ministrja e  ekonomisë dhe financave Delina Ibrahimaj ka deklaruar se gjatë vitit të ardhëm do të vijojë me konsolidimin fiskal duke reduktuar nivelin e pritshëm të borxhit publik, defiçitit ndërsa parashikohet një balancë primare. Çfarë mendoni për këtë deklaratë të saj?

Fatos Çoçoli : Është një temë e ditës tashmë që prej muajit tetor. Deklaratat e ministres  japing nje mesazh pozitiv që shpenzimet në këtë buxhet do të jenë më pak sesa të ardhurat. Kjo është ajo që quhet balancë primare, ku të ardhrurat i kalojnë shpenzimet, pastaj kur vjen puna tek investimet publike, kuptohet që ato i rëndojnë të ardhurat, por këtu kemi dhe defiçitin buxhetor. Sipas ministres dhe deklaratave të saj do të jetë një defiçit i përmbajtur dhe jo shumë dëmtues për ulje të borxhit publik.

CMG: Nëse ndalemi tek buxheti sa do t’i ndihmojë shtresat në nevojë?

Fatos Çoçoli: Realisht do të jetë një buxhet me fytyrë njërëzore. Për shkak të pandemisë, goditjes nga tërmeti dhe luftës në Ukrainë varfëria u rrit. Sipas të dhënave të Instat kemi 627 mijë qytetarë që jetojnë me të ardhura shumë të pakta. Gjykohet se ky buxhet shteti do të ketë një program të gjerë për të mbështetur këto shtresa në nevojë. Në këtë kuptim unë gjykoj që dimensioni human do të dalë në pah, në kuptimin e pakësimit të borxhit publik dhe mbajtjes nën kontroll të defiçitit buxhetor. Kryesorja është që në këtë inflacion të lartë duhet të mbrohen shtresat e varfra.

Eksperti Fatos Çoçoli  në intervistë për CMG (Foto CMG)

Eksperti Fatos Çoçoli  në intervistë për CMG (Foto CMG)

CMG: Sa ndikon ky buxhet ne rritjen ekonomike, duke pasur parasysh edhe krizën globale?

Fatos Çoçoli : Sikurse e ka deklaruar edhe vetë ministrja, shikojmë që rritja ekonomike ishte më pak se parashikimi për shkak të luftës dhe rritjes së inflacionit. Siç e kemi thënë, një inflacion është gërryes i çdo mundësie të rritjes ekonomike. Jemi optimistë, sepse kemi eksporte kryesore me Italinë. Tashmë Italia është në reçesion dhe pritet ta marrë veten gjatë muajve në vazhdim. Dhe kur bashkëpuntorët tanë janë mirë edhe ne do të jemi në rregull.

CMG: Ministrja ka folur gjithashtu edhe për disa skenarë, çfarë sjellin ato?

Fatos Çoçoli : Është e drejtë që një buxhet shteti të ndërtohet mbi bazën e skenarëve. Skenari më i keq i qeversië është kur mendon për një rënie ekonomike të Greqisë, Italisë dhe inflacionit. Pra ka disa skenarë, më optimisti është nëse rënia ekonomike në vendet fqinje Itali dhe Greqi të jetë sa më e vogël. Skenari i dytë është ai që pritet të ndodhë, sepse rënie ekonomike mund të ketë, por inflacioni nuk do të jetë aq i lartë tek ne, në mënyrë që të na gërryejë të gjithë rritjen ekonomike. Qeveria bën shumë mirë që përgatitet për tre lloje skenarësh, ne kemi kontingjentët për secilin skenar.

Buxheti 2023 (Burimi monitor.al)

Buxheti 2023 (Burimi monitor.al)

 CMG: Në gjykimin tuaj çfarë do të ndodhë?

Fatos Çoçoli : Gjykoj që do të kemi skenarin e dytë, as shumë keq dhe as mirë. Do kemi 6 muajt e parë me një inflacion të lartë, rritja ekonomike do të jetë më pak se 2.6 %., por gjykoj se në 6 mujorin e dytë ekonomia jonë do ta marrë veten. Ne ekonomistët e shohim gotën gjysmë plotë dhe gjykoj se nuk do të kemi skenarin më të keq.

CMG: Me inflacionin 3.6 % çfarë ndodh?

Fatos Çoçoli: Është një inflacion mesatar i kontrolluar se në rast se kemi në 6 muajt e parë inflacion 6-7% vjen si një inercie nga inflacioni shumë i lartë që kishim në muajt e kaluar. Ky inflacion do ta mbajë disi në tension ekonominë tonë, por në rast se kemi investime publike sikundër buxheti ka parashikuar si dhe ulje të çmimeve nga importi, gjykoj se inflacioni do të bjerë poshtë treshit. Gjykoj se duam apo s’duam do të jemi më optimistë dhe besoj se do t’ia dalim. Uroj që fasha të vijojë të mbahet e pavendosur dhe nuk jam që do të kemi skenarin më të keq.