“Lonely Planet” e rendit Shqipërinë si një nga destinacionet më të mira për t’u vizituar në vitin 2023
2022-11-18 11:07:59

Foto: RTSH

Kompania e udhëtimeve “Lonely Planet” ka përzgjedhur Shqipërinë si një nga destinacionet që duhet vizituar në vitin 2023, shkruan “RTSH”. Njoftimi u bë nga kryeministri Edi Rama, i cili postoi në “Facebook” artikullin.

Në artikull tregohen disa veçori, duke e cilësuar vendin ballkanik si një destinacion për t’u vizituar. 

“Peizazhet mahnitëse malore të Shqipërisë, kështjellat e shkatërruara, kryeqyteti i zhurmshëm dhe plazhet e ëndërruara që rivalizojnë çdo plazh në Mesdhe vazhdojnë të magjepsin”, shkruhet në artikull.

“Lonely Planet” ka përmendur disa atraksione për t’u vizituar, si qytetin e Shkodrës, Luginën e Valbonës, Thethin, Syrin e Kaltër, plazhet e jugut, Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Lumin e Shalës etj. (Fatosi)