Xi: Kina mirëpret përfshirjen e thellë të Singaporit në nxitjen e modelit të ri të zhvillimit
2022-11-18 11:33:17

Foto: VCG

Kina mirëpret përfshirjen e thellë të Singaporit në nxitjen e modelit të ri të zhvillimit, tha presidenti kinez Xi Jinping  gjatë takimit me kryeministrin e Singaporit Lee Hsien Loong të enjten në Bangkok të Tajlandës, ku po zhvillohet Mbledhja e 29-të e Udhëheqësve Ekonomikë të Bashkëpunimit të Azi-Paqësorit (APEC).

Të dy palët duhet të nxisin optimizimin e projekteve të bashkëpunimit në fushat e digjitalizimit e të zhvillimit të gjelbër, të përfundojnë negociatat mbi përmirësimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kinë-Singapor sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ngrenë nivelin e tregtisë e të lirisë së investimeve ndërmjet të dy vendeve, tha Xi.

Kina është e gatshme të punojë me Singaporin për të nxitur përparimin e ri me kohën të partneritetit të bashkëpunimit të gjithanshëm dhe për të ruajtur së bashku unitetin dhe bashkëpunimin rajonal, duke kundërshtuar kundërvënien në grup dhe duke mbajtur drejtimin e duhur të integrimit ekonomik e rajonal, shtoi ai.

Nga ana e tij, Lee tha se Singapori mirëpret thellimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Kinën dhe do të vazhdojë të përmirësojë mekanizmat ekzistues të bashkëpunimit dypalësh.

Një Kinë e fortë dhe miqësore do të sjellë ndikim pozitiv në rajon e në botë dhe do t’i ndihmojë vendet e vogla dhe të mesme të arrijnë zhvillimin e përbashkët, shtoi ai.