Puna për teknologjinë 6G avancon me fokus në inovacion
2022-11-18 10:54:35

Deri në fund të shtatorit, Kina kishte më shumë se 2.2 milionë stacione bazë 5G në mbarë vendin, duke përbërë më shumë se 60 për qind të stacioneve bazë 5G në mbarë botën, treguan të dhënat e Ministrisë së  Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Ndërkohë, vijon puna për teknologjinë 6G, që sipas ekspertëve  mund të mbështesë integrimin e teknologjive të komunikimit hapësinor, ajror, territorial dhe detar dhe që pritet të jetë në përdorim tregtar rreth vitit 2030. Megjithatë, rëndësia e balancimit të përdorimit të 5G dhe kërkim-zhvillimit mbi 6G, pasi nevojiten strategji afatgjata për të zhvilluar të dyja teknologjitë

 

VCG

VCG

Puna për teknologjinë 6G avancon me fokus në inovacion

 

Kina po mbështetet te shkencëtarët dhe studiuesit e botës për të ndihmuar në avancimin e teknologjive që mund të rezultojnë kritike për zhvillimin e 6G, kufiri i ardhshëm në teknologjinë wireless, thanë zyrtarët dhe ekspertët këtë javë. Ndërsa ende nuk ka një përkufizim të pranuar universalisht të 6G, teknologjia pritet të ketë më shumë avantazhe dhe shpejtësi më të lartë se teknologjia 5G.

 

6G mund të mbështesë integrimin e teknologjive të komunikimit hapësinor, ajror, territorial dhe detar dhe pritet të jetë në përdorim tregtar rreth vitit 2030, thanë specialistët në Konferencën Globale 6G 2022 të mbajtur në Shangai.

 

Zhang Yunming, zëvendësministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, rregullatori kryesor i industrisë në vend, tha se 6G do të sjellë përvojë më të avancuar se 5G dhe nevojitet më shumë origjinalitet dhe inovacion si bazë për kërkime të thelluara mbi teknologjinë pa tel.

 

Më shumë përpjekje nevojiten gjithashtu për të hulumtuar teori të reja, për të propozuar algoritme të reja, për të formuar zgjidhje teknike 6G dhe për të optimizuar vazhdimisht performancën teknike përmes verifikimit eksperimental, duke hedhur themelet për industrializimin 6G, tha Zhang.

 

Të martën, Grupi i Promovimit IMT-2030 (6G), platforma kryesore në Kinë që promovon kërkimin dhe zhvillimin 6G dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, filloi mbledhjen e teknologjive të mundshme vendimtare për zhvillimin e 6G-s nga studiues dhe kërkues në mbarë botën. Yi Zhiling, shkencëtari kryesor i Institutit të Kërkimeve Mobile në Kinë, tha se tre deri në pesë vitet e ardhshme do të ofrojnë një dritare në teknologjitë thelbësore 6G dhe do të vendosin një themel të fortë për industrinë.

Në të kaluarën, kompanitë kineze kanë punuar me organizata ndërkombëtare për të vendosur standarde për teknologjitë 3G, 4G dhe 5G. Ato duhet të rrisin partneritetet dhe bashkëpunimin e tyre me homologët e tyre të huaj për të promovuar formimin e standardeve të unifikuara globalisht 6G, tha Yi.

 

“China Mobile”, një kompani e madhe telekomunikacioni në Kinë, zbuloi dizajnin e saj të përgjithshëm të arkitekturës për 6G në qershor, ndërsa po rrit kërkimin dhe zhvillimin e teknologjisë së gjeneratës së ardhshme pa tel.

 

Letra e bardhë për arkitekturën e rrjetit “China Mobile 6G” është dizajni i parë i tillë në industrinë e telekomit, tha kompania.

 

Wen Ku, sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Standardeve të Komunikimit të Kinës, tha se Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Japonia, Koreja e Jugut dhe vende dhe rajone të tjera kanë nisur të gjitha kërkimet mbi 6G.

 

Është e rëndësishme të balancohet përdorimi i 5G dhe kërkim-zhvillimi mbi 6G, pasi nevojiten strategji afatgjata për të zhvilluar të dyja teknologjitë. "Përparimi i përdorimit të 5G është si të ndërtosh një urë dhe rrugë të mirë për 6G",- tha Wen.

 

Kina kishte më shumë se 2.2 milionë stacione bazë 5G në mbarë vendin deri në fund të shtatorit, duke përbërë më shumë se 60 për qind të stacioneve bazë 5G në mbarë botën, treguan të dhënat e Ministrisë së  Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

 

Kina ka bërë përparim në rritjen e bashkëpunimit global në 6G. Në qershor, Grupi i Promovimit IMT-2030 (6G) nënshkroi një marrëveshje për 6G me Shoqatën e Industrisë së Rrjeteve dhe Shërbimeve Smart 6G (6G-IA), e cila është zëri i industrisë evropiane dhe kërkimit mbi rrjetet dhe shërbimet e gjeneratës së ardhshme.