Kina bën thirrje për bashkëpunim digjital për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike globale
2022-11-17 16:43:41

nga VCG

nga VCG

Arritja e konsensusit global dhe forcimi i besimit për rimëkëmbjen ekonomike botërore është një detyrë kritike për Samitin e 17-të të G20-s, me temë "Rimëkëmbje e Përbashkët, Rimëkëmbje e fortë."

Si një forcë e re e nxitjes për rritjen ekonomike globale, ekonomia digjitale ka rëndësi të madhe. Vlera e shtuar e ekonomisë digjitale në 47 vende të botës arriti në 38.1 trilionë dollarë amerikanë në vitin 2021, me një rritje prej 15.6% nga viti në vit, sipas Raportit të Zhvillimit të Internetit në Botë, të vitit 2022.

Në këtë drejtim, të mërkurën Kina u bëri thirrje vendeve anëtare të G20-s që të bëjnë përpjekje të përbashkëta në rritjen e bashkëpunimit digjital për të ndihmuar njerëzit e të gjitha vendeve me rezultatet e zhvillimit të ekonomisë digjitale.

Ndërtimi i paradigmës së ekonomisë digjitale globale

Kina mbështet me qëndrueshmëri vazhdimin e bashkëpunimit me vendet anëtare të G20-s për të ndërtuar një paradigmë të ekonomisë digjitale globale që favorizon ekuilibrin, koordinimin, përfshirjen, bashkëpunimet me përfitime të ndërsjella dhe prosperitetin e përbashkët, tha Presidenti Kinez Xi Jinping në samitin e zhvilluar në Bali të Indonezisë.

Multilateralizmi duhet të mbështetet, theksoi Xi, duke bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Duke vënë në dukje se zhvillimi duhet të ketë përparësi, presidenti kinez tha se hendeku digjital duhet të kapërcehet dhe inovacioni duhet të shërbejë si forca lëvizëse për promovimin e rimëkëmbjes pas pandemisë.

Kina në veprim

Kina ka prezantuar nismën e ndërtimit të Rrugës digjitale të Mëndafshit dhe e ka cilësuar ekonominë digjitale si fusha kryesore të bashkëpunimit nën Iniciativën e Zhvillimit Global, sipas presidentit Xi.

Kina ka propozuar Planin e Veprimit të G20 për Inovacionin dhe Bashkëpunimin Digjital, i cili synon të promovojë aplikimin inovativ të teknologjisë digjitale dhe t'i bëjë rezultatet e inovacionit të dobishme për të gjithë dhe të ndara nga të gjithë, si dhe mirëpret pjesëmarrjen e të gjitha palëve, tha Xi. (Xu Guang)