Foto: rtsh
Maqedonia e Veriut përbën një partner të rëndësishëm tregtar për Shqipërinë.
Shifrat e importeve dhe eksporteve të 5 viteve të fundit flasin për një rritje progresive. Eksportet në 5 vitet e fundit kanë variuar nga 9.5 deri në 13.6 miliardë lekë në vit, ndërsa importet nga 8.5 deri në 12.5 miliardë lekë në vit.
Shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë se Maqedonia e Veriut këtë vit është një nga tre vendet me të cilat Shqipëria ka njohur rritjen më të madhe të eksporteve, përcjell “RTSH”.
Deri më tani, këtë vit Shqipëria ka eksportuar më Maqedoninë e Veriut mallra me vlerë 12.6 miliardë lekë, duke njohur rritje me rreth 3.5 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ndikim në këtë rritje ka edhe inflacioni.
Sa u përket importeve, këtë vit ato kanë arritur vlerën 11.9 miliardë lekë, duke njohur rritje me 2.8 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Pavarësisht madhësisë së ekonomisë, Maqedonia e Veriut ndodhet në listën e 6 vendeve kryesore me të cilat Shqipëria ka shkëmbime tregtare. (Elona)