Xi Jinping-u takohet me kryeministrin holandez Rutte
2022-11-15 18:29:03

foto/VCG

foto/VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të martën në Bali të Indonezisë me kryeministrin e Holandës Mark Rutte.
Xi Jinping-u vuri në dukje se ky vit shënon 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadorësh ndërmjet Kinës dhe Holandës. Marrëdhëniet mes të dy vendeve gjenden përpara perspektivave të reja të zhvillimit, tha Xi, duke shtuar se përvoja më e vlefshme e këtyre marrëdhënieve është hapja dhe pragmatizmi. Të dy palët duhet të vazhdojnë ta çojnë përpara këtë veçori, të forcojnë shkëmbimet e nivelit të lartë, të konsolidojnë besimin e ndërsjellë politik, të ndjekin drejtimin e duhur të marrëdhënieve mes tyre, t'i përmbahen arritjes së përfitimeve të ndërsjella, të promovojnë bashkëpunimin në bujqësi, administrimin e ujit, energjetikë e fusha të tjera dhe të promovojnë zhvillimin më të madh të partneritetit të bashkëpunimit të gjithanshëm të hapur dhe pragmatik midis Kinës dhe Holandës.

Xi Jinping-u theksoi më tej se Kina është e gatshme të punojë me Holandën për të ruajtur dhe praktikuar një multilateralizëm të vërtetë, për t'iu përmbajtur drejtimit të duhur të globalizimit ekonomik, për të mbrojtur sistemin tregtar shumëpalësh me Organizatën Botërore e Tregtisë në thelb dhe për të krijuar së bashku një mjedis ndërkombëtar të favorshëm për zhvillimin. 

Rutte tha nga ana e tij se pala holandeze ruan mbresa të thella nga vizita e suksesshme shtetërore e presidentit Xi Jinping në Holandë në vitin 2014 dhe shpreson të ruajë shkëmbimet e ngushta me Kinën dhe vrullin e fortë të marrëdhënieve dypalëshe. Holanda është e gatshme që, së bashku me Kinën, të fokusohet në situatën e përgjithshme, të shfrytëzojë potencialet, të zgjerojë dialogun e bashkëpunimin në fusha të tilla si inovacioni e ndryshimi klimatik dhe të promovojë arritjet më të mëdha të marrëdhënieve dypalëshe në 50 vjetët e ardhshëm.  (Fang Xiaoyu/Artan)