Financimi i bujqësisë nga sistemi bankar
2022-11-15 10:22:36

Bujqësia mbetet një nga sektorët me potencial më të madh në Shqipëri. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, kontributi i këtij sektori në prodhimin e brendshëm bruto në vitin 2017 ishte rreth 20%, pothuajse dyfishi i kontributit të të njëjtit sektor në vendet e rajonit (Kosovë 13.7%, Maqedoni 11.2%, Mali i Zi 10.2%, Serbi 9.46%). Gjithashtu, ky sektor dominon tregun e punës, duke punësuar rreth 44.26% të totalit.

Financimi i bujqësisë (Burimi monitor.al)

Financimi i bujqësisë (Burimi monitor.al)

Në vitin 2014, qeveria shqiptare miratoi programin për “Strategjinë Ndërsektoriale për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor 2014-2020”, me qëllim mbështetjen, promovimin dhe zhvillimin e zonave rurale dhe bujqësisë, e reflektuar në një rritje të buxhetit nga viti në vit, duke arritur në plot 20 milion Euro të buxhetuara në vitin 2018, në formë subvencionesh dhe grantesh. Lidhur me këtë Ilir Pilku, ekspert i çeshtjeve bujqësore shprehet:

“Financimi i bujqësisë nga sektori privat ka rëndësinë më të madhe, pra luan një rol vendimtar në rritjen dhe zhvillimin e bujqësisë. Kjo lidhet direkt me investimet që sipërmarrja në bujqësi ka nevojë, por edhe nevoja për operacionet në fermë për kapital qarkullues. Ndërkohë që siç ne e dimë të gjitha grantet e buxhetit të shtetit apo të Bashkimit Europian kërkojnë që investimi të kryhet në fillim nga vetë sipërmarrja në bujqësi. Kjo është një nga çështjet më të rëndësishme se nga analizat e bëra 95% e përfituesve të kontratave të granteve ka nevojë për financim paraprak, pra sistemi bankar ka peshën më të madhe të financimit më të madh në bujqësi, por kjo peshë nuk është në nivelet e duhura. Nuk e kalon vlerëm e 1.7% pra është shumë ulët në krahasim me vendet e rajonit”

Bujqësia nuk është biznes si gjithë të tjerët, por në dallim nga të tjerët ndihmon fuqishëm për sigurimin e një zhvillimi të qendrueshëm ekonomik. Kjo e bën bujqësinë të veçantë dhe tepër strategjike brenda ekonomisë kombëtare dhe mbështetja për të nga bankat e tejkalon kuadrin thjesht të një portofoli huash dhe  përfitimesh monetare. Eksperti Pilku për këtë shton:

Ilir Pilku (Foto personale)

Ilir Pilku (Foto personale)

“Aktivitetet e financuara nga sistemi bankar në Shqipëri janë kryesisht kultivimi në sera dhe fushë të hapur, fermat që kultivojnë pemë frutore si dhe blegtoria. Ngritja e serave të reja, pemtore apo blerje të gjësë së gjallë, kjo tregon se përveç investimeve në kapitale fikse janë edhe kërkesat në kapitale qarkullues. Kapitali qarkullues është një domosdoshmëri e jashtëzakonshme për mbajtjen e agro teknikës në nivelet e duhura në fermat bujqësore.”

Rritja ekonomike e viteve të fundit në Shqipër,  është ndikuar pozitivisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe nga investimet ne sektorin bujqësor, të cilat janë mbështetur nga subvencionet dhe grantet e programeve të ndryshme nga shteti shqiptar, Bashkimi Europian dhe donatorë të ndryshëm, duke sjellë një përfitim direkt për rreth 10,000 agrobiznese në vit. Eksperti Pilku thekson për këtë se:

“Ashtu siç e përmenda financimi i aktiviteteve bujqësore, mbështetja e tyre nuk është në nivelet e mjaftueshme, duke u nisur nga kontributi që bujqësia shqiptare jep në prodhimin e brendshëm bruto që është afërsisht 20%. Kuptohet që mbështetja nga grantet, të cilat janë të limituara sepse këto janë kuotat që shqipëri mund të përfitojë nga BE apo buxheti i shtetit, i cili ka një rritje vitet e fundit. Prandaj rolin vendimtar në mbështetjen e bujqësisë shqiptare do ta marrë sistemi bankar dhe mikrofinancat.” Përfundon eksperti i çeshtjeve bujqësore Pilku.

Ilir Pilku (Foto personale)

Ilir Pilku (Foto personale)

Kriza botëroe ka ndikuar në bujqësi shprehet eksperti Pilku, por ky ndikim nuk ka qenë në mnëyrë direkte. 

“ Kriza botërore, konflikti Rusi-Ukrainë, pandemia kanë ndikuar direkt në aktivitetet bujqësore të fermerëve, por që ky aktivitet nuk është direkt bujqësi. Rritjet e kostove shkarkohen tek të ardhurat e konsumatorëve, por nga ana tjetër kriza botërore ka sjellë kërkesë më të madhe për produktet bujqësore, pra është një mundësi më e mirë për të investuar dhe gjeneruara të ardhhra  të larta si për fermerët dhe vetë familjet shqiptare.”