Çasti i ndritshëm i Azisë, fokusi i botës
2022-11-15 15:15:19

foto nga CMG

Alvin Chong, themeluesi i kompanisë malajziane "E and A Plantations"/ foto nga CMG

Gjatë 13 vjetëve me radhë, Kina ka qenë partnerja më e madhe tregtare e Malajzisë dhe e ASEAN-it. Njëkohësisht, Kina është edhe partnerja më e madhe tregtare e mbi 120 vendeve dhe rajoneve të botës.

Alvin Chong, themeluesi i kompanisë malajziane "E and A Plantations", shprehet: "Kina ka krijuar grupin e vet të blerjes së durianit në Raub. Nga klienti im në Kinë kam marrë vesh që kërkesa është aq e madhe, saqë një kontejner mallrash shitet brenda dy ditëve."

Më 1 janar 2022, me hyrjen zyrtarisht në fuqi të Marrëveshjes së Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP), 67.9 për qind e mallrave të eksportuara nga Malajzia në Kinë janë të përjashtuara nga tarifat doganore. Ky është një pakësim i mëtejshëm i tarifave doganore për produktet bujqësore që Malajzia eksporton në Kinë, në bazë të zonës së tregtisë së lirë Kinë-ASEAN.

Alvin Chong shprehet: "Pavarësisht se me sa durianë e furnizojmë Kinën, ata nuk mjaftojnë kurrë."

foto nga CMG

foto nga CMG

RCEP-i ka deri tani 15 vende anëtare dhe numri i përgjithshëm i popullsisë, vëllimi ekonomik dhe vëllimi i tregtisë së tyre zënë përkatësisht afro 30 për qind të vëllimit të përgjithshëm global, duke qenë kështu zona e tregtisë së lirë më e madhe dhe më aktive në botë. Sipas sekretares së përgjithshme të Konferencës së Zhvillimit të Tregtisë të Kombeve të Bashkuara, znj. Rebeca Grynspan, në kohën kur në mbarë botën është ulur më tej niveli i hapjes, RECP-i ka dhënë kontribut për nxitjen e integrimit të tregtisë në Azinë Lindore dhe në rajonin e Azi-Paqësorit dhe për zhvillimin e ekonomisë botërore.

Deny Wachyudi Kurnia, konsulli i përgjithshëm i Indonezisë në Shangai, vëren: "Në radhë të parë, RCEP-i do të jetë një mekanizëm që do ta bëjë Indonezinë të ecë me ritmin e globalizimit. Kështu, RCEP-i do t'i krijojë Indonezisë një platformë për të ecur drejt globalizimit."

foto nga CMG

Clare Fearnley, ambasadorja e Zelandës së Re në Kinë/ foto nga CMG

Clare Fearnley, ambasadorja e Zelandës së Re në Kinë, vë në dukje: "Vendet tona (Kina dhe Zelanda e Re) kanë vendosur qartazi që do të përfitojnë nga RCEP-i, prandaj Zelanda e Re vazhdon të kërkojë rrugët për nxitjen e qarkullimit të lirë dhe të drejtë të tregtisë, mallrave e shërbimeve. Do të përfitojmë të gjithë nga kjo."

Nga 18 deri më 19 nëntor do të zhvillohet në Bangkok të Tajlandës samiti jozyrtar i APEC-ut. Kjo organizatë e rëndësishme e bashkëpunimit ekonomik të Azi-Paqësorit, që përfshin shumicën e vendeve anëtare të RCEP-it, do të diskutojë për planin e bashkëpunimit ekonomik dhe rigjallërimin e këtij rajoni. Kjo do të jetë edhe mbledhja e parë me prani fizike e liderëve të APEC-ut pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

Anucha Nakasai, ministri i Zyrës së Kryeministrit të Tajlandës, thekson: "21 anëtarët e APEC-ut kontribuojnë për mbi gjysmën e PBB-së të botës. Ky samit do të jetë një veprimtari e madhe për të demonstruar bashkëpunimin ndërkombëtar."

foto nga CMG

foto nga CMG

Si organizatore e samitit, Tajlanda ka përcaktuar si temë të tij "Hapje, lidhje dhe ekuilibër". Ky koncept është i ngjashëm me nismën "Një brez, një rrugë" dhe Nismën e Zhvillimit Global të paraqitur nga Kina.

Saksayam Chidchob, ministri i Komunikacionit i Tajlandës, thotë: "Në kornizën e nismës 'Një brez, një rrugë' të paraqitur nga Kina, hekurudhat e Tajlandës janë lidhur me Laosin dhe në veri me qytetin Kunming të Kinës. Në të ardhmen, hekurudhat e Tajlandës do të lidhen edhe me Malajzinë e Singaporin në Jug. Kina është një vend i madh dhe i ka rrëfyer botës një rrugë të qartë zhvillimi."

Këtë javë u zhvilluan ose do të zhvillohen në Azi samiti i ASEAN-it, mbledhjet e liderëve për bashkëpunimin e Azisë Lindore, samiti i G20-s dhe samiti jozyrtar i APEC-ut. Kështu, Azia është vënë në fokus të vëmendjes së botës. Ndërkohë, Azia do t'i ofrojë botës më shumë siguri e qëndrueshmëri dhe do të luajë "rolin aziatik" për përballimin e ndryshimeve të situatës ndërkombëtare. (Wang Lei/ Artan)