Transformimi i një fshati mbi shkëmb
2022-11-15 11:11:55

Si është të jetosh i izoluar?
Maja e një shkëmbi 1 000 metra të lartë ishte shtëpia e një bashkësie të vogël prej disa dhjetëra familjesh.
Një shkallë prej katër kilometrash e bërë me kulpra ishte lidhja e tyre me botën e jashtme.
Ky ishte Atulie'er para 2015-s, një fshat i largët i shtrirë midis maleve të Kinës Jugperëndimore.
Me ndihmën e një ekipi për zbutjen e varfërisë, u vendos që të zëvendësohej shkalla e kulprës me një shkallë të fortë çeliku.