Dokumentari shumëgjuhësh "Kina, rrugëtimi i ri" filloi të transmetohet të hënën.
Në ceremoninë e promovimit që u zhvillua në Pekin, Shen Haixiong, drejtori i Grupit Mediatik të Kinës (CMG), prodhuesi i këtij dokumentari, tha se media është ura për nxitjen e njohjes ndërmjet popujve. Në dokumentarin "Kina, rrugëtimi i ri", i prodhuar bashkërisht nga CMG-ja dhe televizionet e tetë vendeve të tjera, ndërmjet shumë historive të gjalla, u paraqiten shikuesve të huaj kërkimet e paepura të Kinës për realizimin e "modernizimit me karakteristika kineze", duke treguar edhe "kodin" e gjallërisë së Kinës. "CMG-ja dëshiron të bashkëpunojë me mediat e vendeve të ndryshme të botës në mënyrë novatore dhe të japë kontributin mediatik për nxitjen e paqes e të zhvillimit të botës dhe të krijimit të bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit," shtoi Shen-i.
Ceremonia e promovimit për dokumentarin shumëgjuhësh "Kina, rrugëtimi i ri" / foto nga CMG
Po të hënën, filmi "Citimet klasike të parapëlqyera nga Xi Jinping-u" në versionet e gjuhës indoneziane dhe asaj tajlandeze, i prodhuar nga CMG-ja bashkërisht me Televizionin Kombëtar të Indonezisë dhe me Televizionin Kombëtar të Tajlandës, filloi të transmetohej në këto dy televizione. Në film përzgjidhen fjalët e urta dhe historitë klasike të cituara nga presidenti Xi Jinping, duke pasqyruar njohjen e tij të thellë për kulturën tradicionale kineze. (Wang Lei/ Artan)