Wang Yi: Takimi i udhëheqësve të Kinës e ShBA-së përcakton drejtimin e qartë për të shmangur "shkëputjen"
2022-11-15 14:19:13

Shkëmbimi i mendimeve ndërmjet presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit amerikan Joe Biden lidhur me marrëdhëniet ndërmjet Kinës e ShBA-së dhe perspektivat e zhvillimit paqësor të botës ishte i sinqertë, i thellë, konstruktiv dhe strategjik, u tha gazetarëve të hënën këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.

Kryediplomati shtoi se takimi i zhvilluar në Bali të Indonezisë përcaktoi drejtimin e qartë të parandalimit të "shkëputjes" në marrëdhëniet kino-amerikane dhe të gjetjes së mënyrës së duhur që të dy fuqitë e mëdha të shkojnë mirë me njëra-tjetrën.