Presidenti kinez nxit vetëmbështetjen dhe zhvillimin me cilësi të lartë të sektorit të aviacionit
2022-11-14 11:26:38

Foto:VCG

Presidenti kinez Xi Jinping u dërgoi të shtunën një letër përgjigjeje punonjësve dhe inxhinierëve të rinj të Korporatës së Industrisë së Aviacionit të Kinës (AVIC), duke i inkurajuar ata të nxisin vetëmbështetjen, fuqizimin tekniko-shkencor dhe zhvillimin me cilësi të lartë të sektorit të aviacionit.

Në letrën e tij, Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, tha se Ekipi i të Rinjve Pararojë "Luo Yang" nga Korporata e Aeroplanëve e Shenyang-ut e AVIC-ut kishte ndjekur shembullin e drejtorit të ndjerë të prodhimit të avionëve luftarakë Luo Jang dhe gjendet në frontin e parë të prodhimit të pajisjeve të aviacionit, duke punuar si një trup i vetëm në detyra urgjente, të vështira dhe të rrezikshme.

"Shpirti i unitetit dhe i përpjekjeve është shumë i çmuar," tha Xi.

Ai vuri në dukje se të rinjtë nga të gjitha fushat e jetës duhet të marrin përgjegjësi të vështira dhe të kenë rol drejtues në realizimin e projektit madhor të shpallur në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së.

Xi shprehu shpresën se punonjësit dhe inxhinierët e rinj të aviacionit do të vazhdojnë të përpiqen për vetëmbështetjen, fuqizimin tekniko-shkencor dhe zhvillimin me cilësi të lartë të sektorit të aviacionit,  për të dhënë kontribute të reja në ndërtimin e një vendi socialist modern në të gjitha aspektet dhe për të nxitur në mënyrë të gjithanshme rilindjen e madhe të kombit kinez.

Më 26 nëntor 2012, Xi u kërkoi të gjithë anëtarëve dhe kuadrove të PKK-së të mësonin nga cilësitë e Luo Yang-ut. Luo, kreu i prodhimit të avionëve luftëtarakë kinezë "J-15", vdiq në krye të detyrës.

Që nga 2013, AVIC-u i ka organizuar punonjësit e rinj, si Ekipi i të Rinjve Pararojë "Luo Yang", për të marrë kryesimin në detyra urgjente dhe të vështira. Kohët e fundit, përfaqësuesit e grupit të parë të Ekipit të të Rinjve Pararojë "Luo Yang" të Korporatës së Aeroplanëve të Shenyang-ut pranë AVIC-ut i shkruan Xi Jinping-ut, duke i raportuar arritjet e tyre në dekadën e kaluar dhe duke shprehur aspiratat e tyre për t'iu përkushtuar atdheut.