Shqipëri-Maqedoni e Veriut, gati marrëveshja për Portin e Thatë në Strugë
2022-11-14 15:35:54
Foto: RTSH
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pritet të mbajnë në Shkup mbledhje të përbashkët qeveritare, lajmëron “RTSH”.
Dy qeveritë do të mblidhen pas pesë viteve nga mbledhja e fundit, si një hap i nevojshëm në intensifikimin e bashkëpunimit midis dy shteteve fqinje.
Burime mediatike paralajmërojnë nënshkrimin e 18 marrëveshjeve.
Mes tyre bën pjesë marrëveshja për Portin e Thatë në Strugë për të shfrytëzuar Portin e Durrësit të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.
Porti i Thatë i Strugës do të shërbejë për tregti rajonale nga ku mallrat do të shkojnë edhe në vendet e Rajonit. (Fatosi)
Lajmet Kryesore