Foto: A2news
Kryeministri Edi Rama deklaroi se ideja e Komunitetit Politik Europian është një ide e shkëlqyer, të cilën e mbështet plotësisht, shkruan “RTSH”.
I pranishëm në Forumin e Paqes në Paris, i ftuar nga presidenti francez Emanuel Makron, duke folur në panelin me temë “Universializëm kur mundesh dhe multilaterizëm kur duhet”, Rama u ndal te rëndësia e Komunitetit Politik Europian.
Ai shprehu keqardhjen që gjatë periudhë së pandemisë BE-ja u pa të sillej si një federatë vendesh të pasura egoiste, që për të përballur frikën nga vdekja ikën nga sytë këmbët, edhe prej përgjegjësive për të ndarë vaksinat.
“Pa Kinën, Rusinë dhe Turqinë ne nuk do t’i kishim mbijetuar valës së parë të Covid-19”,- tha kryeministri shqiptar.
Ndërkohë, Rama tha se Ballkani deri më tani ia ka dalë të qëndrojë larg luftës konvencionale duke qenë hallka më e brishtë e zinxhirit. (Fatosi)