Xi Jinping-u mbërrin në Bali për të marrë pjesë në Samitin e 17-të të G20-s
2022-11-14 18:13:08

foto/Xinhua

foto/Xinhua

Paraditen e së hënës, presidenti i Kinës Xi Jinping u largua me aeroplan të posaçëm nga Pekini për në ishullin indonezian të Balit, ku është i ftuar për të marrë pjesë në Samitin e 17-të të G20-s.

Presidenti Xi Jinping shoqërohet në këtë vizitë nga bashkëshortja e tij, znj. Peng Liyuan, anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe drejtor i Zyrës së Përgjithshme të Komitetit Qendror të PKK-së Ding Xuexiang, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, këshilltar i Shtetit dhe ministër i Jashtëm Wang Yi, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, nënkryetar i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez dhe kryetar i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës He Lifeng etj.

Po atë ditë pasdite, avioni i posaçëm mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar "Ngurah Rai" të Balit. Guvernatori i provincës së Balit Wayan Koster dhe zyrtarë të tjerë të lartë e përshëndetën ngrohtësisht presidentin Xi në aeroport. Rojat e nderit ishin të rreshtuara në të dy anët e tapetit të kuq për të bërë nderimet e tyre. Të rinjtë vendorë me kostume kombëtare luajtën instrumente muzikore tradicionale indoneziane, të rejat indoneziane me kostume kërcyen vallen tradicionale të Balit, ndërsa nxënësit e studentët vendorë tundnin flamurët kinezë dhe indonezianë, duke thënë "Mirë se erdhët!" në kinezishte.

foto/Xinhua

foto/Xinhua

Edhe personat që e shoqëronin presidentin Xi mbërritën me të njëjtin aeroplan të posaçëm.

Ambasadori kinez në Indonezi Lu Kang kishte dalë gjithashtu në aeroport për të pritur Xi Jinping-un.

 Në të dy anët e rrugës nga aeroporti për në hotelin ku po qëndron Xi Jinping-u dhe bashkëshortja e tij, shumë banorë vendorë u mblodhën spontanisht dhe valëvitën flamujt kombëtarë të dy vendeve, për të shprehur mirëseardhjen e tyre më të ngrohtë për presidentin kinez.  (Fang Xiaoyu/Artan)

foto/Xinhua

foto/Xinhua