Greqia do të rrisë sigurinë energjetike me burime të rinovueshme
2022-11-13 17:05:33

Foto: VCG

Foto: VCG

Greqia synon të prodhojë 80 për qind të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030, tha ministri i Energjisë dhe Mjedisit, Kostas Skrekas.

Në Planin Kombëtar të Energjisë dhe Klimës, i cili është rishikuar në dritën e krizës energjetike, objektivi ishte vendosur në 65 për qind.

Ministri nënvizoi se Greqia mbetet e fokusuar në kalimin drejt burimeve të rinovueshme të energjisë, biometanit dhe prodhimit të hidrogjenit të gjelbër, citon “Xinhua”. Po ashtu, Greqia ka rritur kërkimin e hidrokarbureve, duke shpresuar të nxjerrë gaz për herë të parë në vitin 2028. 

“Ne besojmë se ka perspektiva për të gjetur rezerva të konsiderueshme”,- shtoi Skrekas.

Ministri tha gjithashtu se Greqia po planifikon të nisë së shpejti programe pilot për prodhimin e hidrogjenit të gjelbër. (Irma)