Kryeministri kinez: Kina e gatshme të shfrytëzojë zhvillimin e saj për të ofruar një vrull të ri në thellimin e bashkëpunimit “10+3”
2022-11-13 17:53:20

Dera e Kinës për hapje do të jetë gjithnjë e më e madhe dhe Kina është e gatshme të shfrytëzojë zhvillimin e saj për të ofruar mundësi për vendet e ndryshme në botë, duke i dhënë një vrull të ri thellimit të bashkëpunimit “10+3”. Kështu theksoi të shtunën kryeministri kinez Li Keqiang në Samitin e 25-të të Liderëve të ASEAN-it, Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut, i cili u zhvillua në Phnom Penh të Kamboxhias. 

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Kryeministri Kinez tha se bashkëpunimi “10+3” është kanali kryesor për bashkëpunimin në Azinë Lindore. Duhet të rritet më tej vrulli i bashkëpunimit për të ruajtur stabilitetin dhe rrjedhën e qetë të zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit ndërkombëtar, për të nxitur paqen dhe prosperitetin rajonal dhe botëror.

Li propozoi pesë sugjerime në samit: E para është ruajtja e procesit të integrimit ekonomik rajonal. Duhet të nxitet zbatimi i plotë i Marrëveshjse së Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal. E dyta është ruajtja e stabilitetit të zinxhirit industrial dhe atij të furnizimit si dhe promovimi i optimizimit dhe përmirësimit. Palët përkatëse duhet të ndihmojnë sipërmarrjet rajonale që të forcojnë inovacionin teknologjik dhe aftësitë e transformimit dixhital, duke krijuar më shumë mundësi punësimi. E treta është forcimi i aftësisë përballë krizave. Duhet të mbështesim ndërtimin e qendrave të rezervave të furnizimeve mjekësore urgjente “10+3” dhe mekanizmit të rezervës urgjente të orizit, si dhe të përmirësojmë vazhdimisht rrjetin e sigurisë financiare rajonale. E katërta është të thellohen shkëmbimet njerëzore. Pala kineze ka optimizuar masat e parandalimit dhe kontrollit sipas ndryshimeve në situatën epidemike. Ndërsa po rriten hap pas hapi fluturimet ndërkombëtare, duke ndihmuar studentët e ASEAN-it, Japonisë dhe të Koresë së Jugut për rifillimin e shkollës në Kinë. E pesta është mbështetja mbi zhvillimin e qëndrueshëm, si mbajtja e tryezës së dialogut “10+3” për energjinë e pastër dhe ndihmuar për zhdukjen e varfërisë. 

Liderët e pranishëm në samit thanë se të gjitha palët duhet të bashkohen ngushtë, të thellojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme, të promovojnë integrimin rajonal, të përballen bashkërisht me sfidat globale dhe të promovojnë bashkëpunimin “10+3” për rezultate më të frytshme.

Gjatë samitit të Liderëve të Bashkëpunimit të Azisë Lindore, Kryeministri Li Keqiang u takua përkatësisht me kryeministrin japonez Fumio Kishida, presidentin e Koresë së Jugut Yoon Seok-Youl dhe presidentin e Filipineve Ferdinand Romualdez Marcos.

Në takimin me Fumio Kishida, kryeministri kinez tha se Kina dhe Japonia janë vende fqinje që nuk mund të lëvizin. Të dy palët janë të përkushtuara për forcimin e bashkëpunimit në fushën e politikës, ekonomisë e tregtisë, shkëmbimeve njerëzore, kulturës etj. Të dy palët duhet të përpiqen për zhvillimin e shëndetshëm dhe të qendrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Kryeministri japonez tha se Japonia dhe Kina janë vende fuqinje dhe se bashkëpunimi dypalësh në fusha të ndryshme ka bërë përparim të madh. Pala japoneze është dakord se Japonia dhe Kina duhet të jenë miqësorë dhe të punojë me palën kineze për të nxitur marrëdhëniet dypalëshe që të ecin përpara.

Gjatë takimit tjetër, atë me Yoon Seok-Youl, kryeministri kinez tha se shpresohet se Kina dhe Koreja e Jugut do të vijojnë frymën e respektit reciprok dhe të bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella, duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme. Yoon Seok-Youl shpreson se me palën kineze mund të nxitë më tej marrëdhëniet Kore e Jugut-Kinë për të pasur rezultate më të mëdha, mbi bazën e respektit reciprok dhe të bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella.

Ndërsa në takimin me Romualdez Marcos, kryeministri kinez tha se Kina dhe Filipinet kanë miqësi të thellë tradicionale. Të dy vendet kanë më shumë interesa të përbashkëta se mosmarrëveshje dhe kanë bashkëpunime të mira në fusha të ndryshme. Pala kineze është e gatshme të thellojë shkëmbimet e nivelit të lartë me palën filipinase dhe është e gatshme të ruajë së bashku me vendet e ASEAN-it, duke përfshirë Filipinet, paqen dhe stabilitetin e Detit të Kinës Jugore, mbi bazën e respektit të ndërsjellë. Presidenti i Filipineve tha se vendi i tij është i gatshëm të forcojë shkëmbimet e nivelit të lartë me palën kineze, duke u përpjekur të promovojë, në frymën e partneritetit, marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunim në fusha të ndryshme për më shumë përparim. (Li Huailiang/Edmond)