AKSHI: Në “e-Albania” ka pasur mbi 4 milionë aplikime për shërbime
2022-11-13 17:08:08
e-albania (Foto Facebook AKSHI)
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi se dokumentet me vulë elektronike përbëjne 46% të shërbimeve publike në plaftormën “e-Albania”.
Përmes një njoftimi zyrtar në “Facebook”, AKSHI bëri të ditur se në këtë platformën janë bërë mbi 4 milionë aplikime për shërbime gjatë periudhë 1 maj deri më 31 tetor të këtij viti.
Gjithashtu, AKSHI njoftoi se ka pasur rreth 5 milionë dokumente të gjeneruara me vulë elektronike. (Irma)
Lajmet Kryesore