Inflacioni grek në nivelin më të ulët të shtatë muajve
2022-11-12 17:41:50


Foto: VCG

Foto: VCG

Inflacioni i çmimeve të konsumit në Greqi u zbut në tetor për të arritur nivelin më të ulët në shtatë muaj, ndërsa prodhimi industrial ra për herë të parë në pesë muaj në shtator, theksoi Autoriteti i Statistikave Greke.

Çmimet e konsumit u rritën me 9.1% në terma vjetorë në tetor, më ngadalë se rritja prej 12% në shtator. Kjo ishte norma më e ulët e inflacionit që nga muaji mars, kur çmimet ishin rritur me 8.9%, shkruan “DPA”, citon “ATSH”.

Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike shënuan një rritje vjetore dyshifrore prej 14.8%. Kjo u pasua nga afër me një rritje prej 13.8% në kostot e transportit.

Në baza mujore, çmimet e konsumit ranë me 1.2% në tetor kundrejt një rikuperimi prej 2.9% në shtator. 

Të dhënat treguan se inflacioni i harmonizuar në Bashkimin Europian gjithashtu ra në 9.5% në tetor nga 12.1% një muaj më parë.

Në bazë mujore, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ka rënë me 1.2% që nga shtatori, kur ato u rritën me 3%. (Irma)