Ministrja Kumbaro: Turizmi nuk u prek nga rritja e çmimeve globale
2022-11-12 17:48:27

Foto: VCG

Foto: VCG

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaroi se, pavarësisht rritjes së çmimeve në tregun global, sektori i turizmit ka performuar shumë mirë, falë masave të marra nga qeveria.

Ministrja Kumbaro deklaroi në Kuvendin e Shqipërisë se rreth 6.4 milionë turistë të huaj e vizituan Shqipërinë deri në 30 shtator të këtij viti, citon “RTSH”.

Sipas saj, kjo shifër është regjistruar edhe në 2019-n, që konsiderohet si viti më i mirë turistik për sa i takon fluksit të turistëve, ndërsa për këtë vit kjo shifër ka qenë deri në shtator.

Pavarësisht rritjeve të çmimeve në tregun global, sektori i turizmit ka performuar shumë mirë që nga shitjet në bare e hotele që u rritën me 33.1% në 6-mujorin e parë dhe aktiviteti i agjencive të udhëtimit u rrit me 89.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, tha ministrja Kumbaro.

Ndërkohë, referuar dhe të dhënave ndërkombëtare, PBB-ja në vitin 2021, është rritur 17.5% nga të ardhurat e gjeneruara nga turizmi dhe investimet në sektorin e turizmit.

Ministrja e Turizmit theksoi gjithashtu se mbrojtja e biznesit të vogël dhe familjeve nga rritja e çmimit të energjisë reflektuan përmirësim të treguesve në sektorin e turizmit në 7-mujorin e vitit 2022. (Irma)