Li Keqiang, rruga e bashkëpunimit Kinë-ASEAN do të jetë gjithnjë dhe më e gjerë
2022-11-12 16:47:24

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Kryeministri kinez Li Keqiang mori pjesë të premten në Samitin e 25-të të Liderëve Kinë-ASEAN në Phnom Penh, ku ishin të pranishëm edhe udhëheqësit e vendeve të ASEAN-it dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj.

Kryeministri kinez tha se Kina e konsideron ASEAN-in si një prioritet në diplomacinë e saj me vendet fqinje. Kina është e gatshme të fokusohet në zhvillimin dhe bashkëpunimin, të ndajë mundësitë dhe të përballojë sfidat, duke ndërtuar një bashkësi me fate më të ngushta të përbashkëta midis Kinës dhe ASEAN-it. 

Li sugjeroi që të dy palët duhet të konsolidojnë konsensusin mbi zhvillimin dhe bashkëpunimin, duke nxitur ngritjen e cilësisë dhe efikasitetit të bashkëpunimit dypalësh pragmatik, me rastin e zbatimit të veprimit për partneritetin strategjik gjithëpërfshirës. Të dy palët duhet të shfrytëzojnë potencialin e bashkëpunimit dhe të përmirësojnë nivelin e bashkëpunimit të tregtisë dhe investimeve, me rastin e fillimit zyrtar të negociatave për Zonën e Tregtisë së Lirë Kinë-ASEAN 3.0. Të dy palët gjithashtu duhet të konsolidojnë bazën e zhvillimit, të përshpejtojnë ndërtimin e një qendre bashkëpunimi të shkencës dhe teknologjisë së shëndetit publik dhe të nisin “Planin e rritjes së cilësisë së burimeve njerëzore Kinë-ASEAN”.

Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Kryeministri tha se Kina mirëpret publikimin e “Deklaratës së Përbashkët me rastin e 20-vjetorit të nënshkrimit të ‘Deklaratës mbi Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore’”. Kina është e gatshme të luajë rolin e ruajtësit të paqes në Detin e Kinës Jugore, ndërtues i miqësisë dhe praktikues i bashkëpunimit në këtë det. Gjatë rreth 10 viteve të fundit, Kina ka propozuar mbi 160 marrëveshje bashkëpunimi në Samitet e Liderëve Kinë-ASEAN, me një normë zbatimi të këtyre marrëveshjeve mbi 99.5 për qind. Kina mbështet ndërtimin e bashkësisë së përbashkët të ASEAN-it dhe pozicionin qendror të saj në bashkëpunim e Azisë Lindore, duke besuar se rruga e bashkëpunimit dypalësh do të jetë gjithnjë e më e gjerë. 

Liderët e vendeve të ASEAN-it thanë se marrëdhëniet ASEAN-Kinë janë më dinamiket mes partnerëve të dialogut të ASEAN-it, duke dhënë një shembull të mirë për bashkëpunim rajonal. ASEAN-i vlerëson shumë mbështetjen e vazhdueshme të Kinës për pozicionin e ASEAN-it. Vetë ASEAN është i gathshëm të shfrytëzojë potencialin e bashkëpunimit, duke çuar përpara marrëdhëniet dhe partneritetin gjithpërfshirës strategjik ASEAN-Kinë. 

Në këtë samit u miratuan shumë dokumente, duke përfshirë “Deklaratën e Përbashkët me rastin e 20-vjetorit të nënshkrimit të ‘Deklaratës mbi Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore’”.