Anija kozmike e mallrave "Tianzhou-4" ndahet nga stacioni hapësinor i Kinës
2022-11-10 12:08:21

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Anija kozmike e mallrave "Tianzhou-4" u nda plotësisht nga stacioni hapësinor kinez të mërkurën më 14:55 sipas orës së Pekinit, pas përfundimit të të gjitha detyrave të përcaktuara, njoftoi Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës (CMS).

"Tianzhou-4" u nis më 10 maj nga provinca Hainan e Kinës jugore, duke dërguar gjashtë tonë furnizime në stacionin hapësiror.

CMS-ja tha se anija kozmike është në gjendje të mirë dhe do të kryejë një rihyrje të kontrolluar kur të krijohet mundësia.

Ndërsa "Tianzhou-4" po kthehet në Tokë, pasuesja e saj "Tianzhou-5" është gati për t'u nisur. Një raketë "Marshimi i Madh-7" që mbart "Tianzhou-5" u transportua për në vendin e lëshimit të mërkurën.

Anija e re e mallrave do t'u çojë dhurata tre taikonautëve, siç quhen ndryshe astronautët kinezë, që tani jetojnë në stacionin hapësiror.

Ngarkesa përfshin gjithashtu furnizime për misionin e ardhshëm me astronautë në stacionin hapësiror, "Shenzhou-15". Janë përgatitur gjithashtu pako të posaçme për ekuipazhin e ardhshëm për të festuar Vitin e Ri Kinez në hapësirë.

Kina po ndërton një stacion hapësinor që është i hapur ndaj vendeve të tjera dhe që pritet të përfundojë në fund të vitit.