团结---[tuán jié]---solidaritet
VCG
Të dhënat e "Eurostat"-it tregojnë që në tetor niveli i inflacionit në "Eurozonë" u rrit në 10.7 %, duke shënuar një rekord historik. Në sfondin kur ekonomia u ngadalësua shumë në tremujorin e 3-të, Banka Qendrore Europiane po përballet me presion për ngritjen e normës së interesit.
Ekonomisti gjerman Thomas Mayer u shpreh: “Banka Qendrore Europiane i ka shpejtuar hapat e saj, por ende është tepër e kufizuar nga problemet ekzistuese në vendet me nivele shumë të larta të borxhit. Nëse normat e interesit ngrihen shumë, këto vende do të kenë probleme të shlyerjes së detyrimeve financiare.”
Sipas të dhënave nga Federata e Logjistikës dhe e Blerjeve e Kinës (CFLP), në tetor treguesi i blerjeve PMI në sektorin global të prodhimit ishte 49.4, 0.9 pikë më pak se në shtator, dhe PMI-ja e sektorit të prodhimit në Europë ka qëndruar nën 50 për tre muaj radhas.
Zv.kryetari i Komisionit të Politikave Ekonomike pranë Shoqatës së Shkencave Politike të Kinës, Xu Hongcai, thekson: “PMI-ja e sektorit të prodhimit shënoi rënie në mbarë botën. Kjo tregon presionin e madh të rënies me të cilin po përballet ekonomia botërore. ShBA-ja ka marrë masa agresive në ngritjen e normës së interesit dhe kjo ka shkaktuar efektet negative të përhapjes në sistemin global financiar, duke sjellë goditje të rënda mbi sistemin financiar të disa ekonomive të reja. Ekonomia botërore ka plot paqartësi dhe po shtohet rreziku i stagflacionit dhe i recesionit ekonomik global.”
VCG
Bota po ndryshon, koha po ndryshon dhe historia po ndryshon. Ekonomia botërore përballet me një rrezik më të madh për recesion. Në këtë gjendje, samiti i liderëve i G20-s, që do të zhvillohet në Indonezi në mes të këtij muaji, do të ofrojë një mundësi të mirë për kërkimin e politikave të përshtatshme për mëkëmbjen ekonomike botërore, duke nxitur solidaritetin dhe bashkëpunimin.
Presidenti i Indonezisë Joko Widodo u shpreh: “G20-a mbledh vendet kryesore të botës dhe ka ndikim shumë të madh në shkallë globale. Shumë probleme të botës duhet të zgjidhen me përpjekje të përbashkëta. Krizat duhet medoemos të eliminohen dhe ekonomia globale duhet medoemos të mëkëmbet sa më shpejt të jetë e mundur.”
Ndërsa zv.drejtori i Departamentit të Studimeve Amerikane pranë Institutit të Studimeve Ndërkombëtare të Kinës, Su Xiaohui, thotë: “Konteksti i bashkëpunimit të G20-s për këtë vit është që bota po përballon sfida në rritje dhe shumë probleme. Kështu që vendi kryetar përcaktoi si temë të këtij viti mëkëmbjen e përbashkët dhe mëkëmbjen e fortë. Fjala kyçe është 'mëkëmbje'.”
VCG
Ish-drejtori i Departamentit të Çështjeve Europiane dhe Ndërkombëtare i landit gjerman të Hesenit dhe këshilltari i lartë i Qendrës së Promovimit të Investimeve Ndërkombëtare të Kinës, dr. Michael Borchmann, u shpreh: “Tani e gjithë bota përballon shumë sfida dhe probleme, si p. sh. kriza klimatike, epidemia e COVID-19 dhe terrorizmi, që shqetësojnë shumë rajone. Këto sfida globale mund të përballohen me sukses vetëm kur palët të tregojnë solidaritet. Me sa kam parë, ky mendim është rrënjosur thellësisht në politikën e Kinës.”
Presidenti indonezian Joko Widodo theksoi: “Rëndësia e madhe që i kushtohet, tregon shpresat e mëdha të bashkësisë ndërkombëtare te G20-a. Kina ka luajtur një rol të rëndësishëm në mëkëmbjen ekonomike globale. Dhe kur vendet e botës të fokusohen përsëri te bashkëpunimi, shpresoj që Kina do të bëhet pjesë e këtij modeli të ri bashkëpunimi.” (Jiang Lei)