Ligji i ri për “Fondet private të pensionit” së shpejti në Parlament
2022-11-10 15:14:20

Plani i pensionit (Foto Monitor)

Plani i pensionit (Foto Monitor)

Ligji i ri “Për fondet private të pensionit” pritet të paraqitet së shpejti për miratim në Kuvendin e Shqipërisë. Në një prononcim për Revistën “Monitor”, Elvis Ponari, kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimit, thotë se megjithëse ligji i ri pritet të rrisë incentivat për zhvillimin e këtij tregu,  pensionet private duhet të përfshihen si kolonë e dytë në skemën e detyrueshme të pensioneve.

“Ligji është përmirësuar vetëm që individi ose anëtari, ose qytetari kur del në pension, të marrë benfeite maksimale të kësaj pakete, ose të këtij produkti financiar, të ktij kursimi, ose të këtij shërbimi, sepse është një shërbim që u ofrohet qytetarëve shqiptarë sepse pensioni shtetëror nuk të del, nuk t ëmjafton. Mungon vetëm ideja ose përmirësi i konceptit të kompensionit. Ne si shoqatë duke parë edhe konceptin botëror sesi nje fond pensioni funksionon ne duam që ky individ tani kur futet në fond, ose mendojmë që është edhe më e mira pasi dhe bota e ka kështu, kur futet në fond pensioni paratë e tij të ngelen në kompension deri në pension. Këto janë të trashëgueshme, këto tërhiqen në rast se personi ikën jashtë shtetit, ose dhe vdes, ose dhe sëmuret, ose dhe nuk punon dot më, sic e ka ISSH-ja, thjesht ne quhemi privatë, ti i merr fondet kur je në pension, ti i merr fondet kur nuk punon dot më, pa penalitet, pa pengesa, menjëherë. Ti, familjari yt, bashkëshorti, kalamajtë eme rradhë e me rradhë. E dyta, kur biznesi dhe këtë e kemi shumë si një rekomandim që vetë bizneset na e japin neve, jo vetëm neve si shoqatë por dhe cdo kompanie që jep kompensionin, kanë kërkuar që kur ata paguajnë për një individ, ose për punonjësin e tyre, ky fond mos të jetë i mundshëm që të prishet dhe me ligjin aktual, ky individ pas 2 vjetësh nëse fondin ose pagesën e ka kryer biznesi ndaj tij, pas 2 vjetësh me të drejtë shkon e tërheq me një penalitet, por kjo e humbet konceptin e pensionit, sepse një biznes thotë nuk dua të paguaj më sepse ai prishi një kontratë me mua.”- tha Ponari.

Elis Ponari (Foto Twitter)

Elis Ponari (Foto Twitter)

Ai shpjegon skemën se si mundet që  taksat që sot I vilen qytetarëve për tu derdhur automatikisht tek fondet private .

“Rroga jote e fundit mund të ketë qenë 1000 euro dhe pensioni yt që do dalësh mund të jetë 200-300 euro, 400 euro maksimumi, sepse është skemë sociale, ajo është bërë që të mbulojë të gjithë shtetasit e një vendi, që të jenë të gjithë me një standard. Kolona e dytë siç thashë e ka krijuar shteti, ose e krijon shteti si një arkë kursimi ku x %, pas studimeve të fundit tregu ka kërkuar, ose Ministria e Financave, ISSH-ja kanë kërkuar që 3% automatikisht të kalojë nga sigurimet shoqërore tek fondet private. Pra, asnjë gjë nuk do të ndryshojë. Individi do të vazhdojë të paguajë 24.8%, biznesi do të vazhdojë të paguajë taksa, tatimet ndaj shtetit, thjesht 3% nga taksat e tua do të vijnë automatikisht në emrin tënd, të derdhen tek një fond privat automatikisht, ose në një fond që ti ke qejf të zgjedhësh dhe ti do ta shohësh aty emrin tënd, 3% e pagës tënde. E ka krijuar shteti dhe e hap si licensë me këto kritetre dhe thotë kush ta plotësojë le ta menaxhojë këtë  skemë, prandaj quhet privat. E ka hapur shteti këtë lloj kriteri ose këtë lloj skeme, këtë lloj suporti, sepse ky grumbullim asetesh në fund të ditës janë para të vdekura, ose flejnë gjumë dhe shteti i përdor për investime.”- thotë Ponari.

Përfaqësues të kompanive thonë se në Shqipëri aktualisht janë 4 fonde pensioni me asete ose kapital në kemi 40 milionë euro kapital, ose asete në administrim.

Pensioni privat (Foto Monitor)

Pensioni privat (Foto Monitor)

“Shteti e përdor këtë lloj portofoli, këtë lloj kolone, këtë lloj skeme si të dytën, si të tretën, që janë suportuese ndaj shtetërores, për të bërë investime, për të bërë rrugë, për të bërë shkolla, për të mbushur buxhetin. Ka dhe një tavan sesa mund të rrisësh taksat, se taksat bëhen për t’u mbledhur në mënyrë që shteti të mbushë buxhetin, por nëse krijojmë këtë lloj shërbimi financiar tjetër që këtu mungon, ne sot jemi 4 fonde pensioni, kemi 40 milionë euro kapital, ose asete në administrim, ose depozita nga 35 mijë anëtarë. Maqedonia që pak a shumë është në të njëjtën fuqi punëtore si ne, më pak se ne, pak më pak se ne popullsi, fondet e pensionit atje i kanë sot 1.7 miliardë euro. Ne i kemi 40 miliardë euro, ata i kanë 1.7 miliardë euro. Ata kanë filluar në 2005, kurse ne kemi filluar në 2005. Vetëm sepse ata i kanë bërë këto skema suportuese, plotësuese, të cilët përfitojnë të gjitha palët, ekonomia, qytetarët, shoqëria, kultura. Kështu fillon rritet dhe kultura e njerëzve, fillojnë të paguajnë, sepse njeriu nuk do të punojë në të zezë”, theksoi për Revistën “Monitor”, Elvis Ponari, kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimit