Hapja e nivelit të lartë e Kinës krijon raste për tërë botën
2022-11-09 10:53:53

机遇---[jī yù]--- rast

VCG

VCG

Ali Faiz nga Afganistani është një ekspozues në Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE). Në vitet e kaluara, ai ka punuar shumë për të nxitur shitjen e produkteve afgane në tregun kinez. Nëpërmjet platformës së CIIE-së, tapeti afgan po njihet nga gjithnjë e më shumë konsumatorë në Kinë dhe kjo ka dhënë një kontribut pozitiv për shtimin e të ardhurave të popullit afgan.

 

Ali Faiz u shpreh: “Pas pjesëmarrjes në CIIE, tapetet afgane janë promovuar shumë mirë në Kinë. Që nga ajo kohë, shumë nga tapetet tona janë eksportuar vazhdimisht në Kinë dhe janë bërë të njohura nga miqtë kinezë. Ata i pëlqejnë tapetet afgane.”

 

VCG

VCG

Qysh nga viti 2018, kur u zhvillua CIIE-ja e parë, shumë produkte, teknologji dhe shërbime të reja janë futur në tregun kinez nëpërmjet platformës së kësaj ekspozite. Sipas statistikave, në katër edicionet e para të CIIE-së, janë tërhequr gjithsej 270 mijë lloje mallrash të huaja dhe vlera e kontratave të nënshkruara arriti në mbi 270 miliardë dollarë amerikanë. Tregu gjigant kinez po krijon raste të mira për ndërmarrjet e gjithë botës.

 

Niels B. Christiansen është kryetari ekzekutiv i grupit “Lego”. Ai thotë: “Jemi shumë krenarë që marrim pjesë për të pestën herë në CIIE dhe mendoj që kam parë zhvillim me kalimin e kohës. Mendoj se është vërtet një gjë e mirë që Kina është hapur dhe nëpërmjet platformës së CIIE-së krijon lidhje mes kompanive vendase e të huaja, si edhe konsumatorëve.”

 

Presidenti dhe kryeekzekutivi i kompanisë BMW në rajonin e Kinës, Jochen Goller, u shpreh: “Unë mendoj që investimet tona këtu në Kinë janë bërë në kohën e duhur. Fabrika jonë këtu mund të prodhojë 100 % makina elektrike. Kështu që kjo ka ndodhur në kohën e duhur, sepse tregu kinez po ndryshon. Siç e thashë, është tashmë tregu numër një në botë për automjetet elektrike.”

 

VCG

VCG

VCG

VCG

CIIE-ja vlerësohet si një simbol i rëndësishëm i zgjerimit të hapjes së Kinës. Kina ngul këmbë gjithmonë në politikën bazë shtetërore të hapjes ndaj botës së jashtme dhe zbaton në mënyrë të vendosur strategjinë e hapjes me përfitime të përbashkëta. Sipas “Raportit të hapjes botërore për vitin 2022” të publikuar nga Forumi i 5-të Ekonomik Ndërkombëtar “Hongqiao”, treguesi i hapjes i Kinës është rritur nga 0.7107 që ishte më 2012 në 0.7507 në vitin 2020, 5.6% më shumë, dhe renditja është ngritur nga vendi i 47-të në të 39-tin.

 

Profesori i asociuar i Universitetit Kombëtar “Taras Shevchenko” të Kievit, Volodymyr Urusov, u shpreh: “CIIE-ja ka lëshuar sinjalin e fuqishëm që Kina po shton hapjen e gjithanshme dhe ndan rastet me tërë botën. Kina po nxit bashkëpunimin ekonomik-tregtar me veprime konkrete, po mbështet funksionimin e lirshëm të zinxhirëve globalë të industrisë e furnizimit dhe po jep kontribut të rëndësishëm për mëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin e botës.”

 

Ish-drejtori i Departamentit të Çështjeve Europiane dhe Ndërkombëtare të landit të Hesenit të Gjermanisë, dr. Michael Borchmann, u shpreh: “Kohët e fundit, Kongresi i 20-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës ritheksoi ‘nxitjen e hapjes me nivel të lartë me botën e jashtme’. Kjo do të thotë që strategjia e hapjes me përfitime të përbashkëta është një ndër parimet stabilizuese. Zhvillimi i ri i Kinës do të ofrojë raste të reja për botën dhe do të nxitë ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore.” (Jiang Lei)