CMG-ja: Në CIIE ka gjithnjë e më shumë “premiera mallrash”
2022-11-09 16:34:43

VCG

VCG

Në edicionin e 5-të të CIIE-së janë shfaqur shumë produkte të reja, të cilat kanë sjellë përvojë të re për shikuesit, duke sjellë frymëzim të ri për inovacionin, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

Gjatë 5 vjetëve, CIIE-ja ka fituar gjithnjë e më shumë "admirues" në botë dhe inovacioni është bërë një forcë tërheqëse kryesore. Statistikat tregojnë që në 4 edicionet e para, janë publikuar mbi 1500 produkte, teknologji dhe shërbime të reja. Këtë vit do të zhvillohen 94 veprimtari promovuese, në të cilat do të publikohen mbi 170 mallra të reja. Në krahasim me vitin e kaluar, numri i veprimtarive të tilla është rritur me afro 50 % dhe numri i produkteve të reja është shtuar me 40 %.

Kina ka 1.4 miliard banorë dhe mbi 400 milionë veta me të ardhura të mesme. Gjatë 5 vjetëve të fundit, ndërmarrjet ndërkombëtare nëpërmjet CIIE-së kanë gjetur një platformë të përkryer për publikimin e fryteve të fundit të inovacionit në tregun me përmasa të mëdha të Kinës. P. sh., kompania "Roche" në CIIE-në e 3-të ekspozoi ilaçin e ri për mjekimin e sëmundjes së atrofisë muskulare shpinore, që u miratua nga Kina për shitje brenda një viti. Këtë vit, Kina premton që të nxitë palët të ndajnë rastet e zhvillimit të saj, dhe kjo do t'u sjellë përfitime të mëdha ndërmarrjeve ndërkombëtare, theksohet në komentin e CMG-së.

VCG

VCG

VCG

VCG

Në të vërtetë, edhe vetë CIIE-ja është një risi dhe ajo ka dëshmuar suksesin e strategjisë së Kinës “Inovacioni nxit zhvillimin”, vijon komenti. Sipas të dhënave nga organizata WIPO, treguesi i inovacionit i Kinës është ngritur në vendin e 11-të sivjet, nga vendi i 34-t që qe në vitin 2012. Kjo ka ardhur për arsye që përmirësimit të vazhdueshëm të mjedisit të biznesit dhe zhvillimit me cilësi të lartë të Kinës.

Më e rëndësishmja është që CIIE-ja është dritarja e zgjerimit të hapjes së Kinës me botën e jashtme. Në "Raportin e hapjes ndaj botës" që u publikua më 5 nëntor, treguesi i hapjes i Kinës arriti në 0.7507 në vitin 2020, nga 0.7107 në 2012-n, ndërsa renditja është ngritur nga vendi i 47-të në të 39-tin. Kjo është fuqia kryesore që nxit globalizimin ekonomik. Kina premton që të nxitë palët të ndajnë mundësitë që krijon hapja e saj sistemore, çka ka shërbyer si “stabilizues” për ndërmarrjet e huaja. Presidenti i kompanisë "Qualcomm" në rajonin e Kinës Meng Pu thotë që "Qualcomm" ka marrë pjesë në CIIE për 5 vjet radhas dhe, nëse politika e hapjes e Kinës nuk ndryshon, ndërmarrjet e huaja do të kenë mundësi gjithnjë e më të mira zhvillimi në tregun kinez. (Jiang Lei)