Shëndeti mendor tek fëmijët
2022-11-08 11:43:59

Loreta Kruja (foto personale)

Loreta Kruja (foto personale)

Së fundmi janë shtuar problemet lidhur me shëndetin mendor të fëmijëve. Disa persona e quajnë këtë shëndet emocional, apo mirëqënie mendore. Por çfarë i ndihmon fëmijët të gëzojnë një shëndet të mirë mendor?

Loreta Kruja, punonjëse sociale flet për këtë në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG)

Vitet e fundit sëmundjet mendore janë kthyer në një problem dhe shumë fëmijë janë të prekur nga shqetësime të ndryshme sa i përket shëndetit të tyre mendor. Identifikimi dhe trajtimi i hershëm i sëmundjeve mendore është bërë në botë një prej lëvizjeve më të rëndësishme, të viteve të fundit. Punonjësja sociale Loreta Kruja shprehet:

“Shëndeti mendor është shumë i gjerë dhe ka të bëjë me të gjithë spektrin e mënyrës se si ndjehemi, se si mendojmë dhe perceptojmë, gjendja jonë emocionale apo psikologjike dhe të gjitha këto reflektohen në shëndetin mendor. Sigurisht që ka disa simptoma që përcaktojnë problemet e shëndetit mendor, zakonisht fëmijët priren të mos komunikojnë të mbyllen dhe të mos socializohen apo të vazhdojnë të mbyllen në vetvete. Shpesh herë mund të humbasin dëshirën dhe oreksin apo të mos duan të bëjnë disa aktivitete që dikur i bënin, gjumin apo dhe aktivitete sociale. Të gjitha këto tregojnë që ky fëmijë është duke kaluar një periudhë krize të shendetit të tij.”

Pamje nga një kopësht fëmijësh (Foto A2)

Pamje nga një kopësht fëmijësh (Foto A2)

Depresioni është një fenomen i hasur shpesh në kohët e sotme. Nëse fëmija ka një prind me depresion, ka një përqindje nga 25% deri në 50% për të qenë dhe vetë i tillë, ndërsa për ata fëmijë që prindërit u vuajnë herë pas here nga depresioni, mundësia  rritet deri në 75%. Për këtë Kruja nënvizon:

“Ka disa elementë që rëndojnë gjendjen tonë emocionale, zakonisht njerëzit kanë ngarkesë të madhe psikologjike kur humbasin një person të dashur të tyre, që ndikon dhe shënon një negativitet shumë të madh dhe çekuilibër të shëndetit mendor. Tek fëmijët kjo ka një impakt të jashtëzakonshëm dhe një ndër shqetësimet është se problematikat e shëndetit mendor tek fëmijët renditet e dyta sipas studimeve. Divorci apo problemet e ndryshme në familje bëjnë që fëmijët të përjetojnë problematika dhe të ndjehen të disbalancuar dhe jo të barabartë me të tjerët, të gjithë këto elementë bëjnë që fëmijët të preken nga probleme të shëndetit mendor.”, tha ajo.

Shëndeti mendor te fëmijët (UNICEF)

Shëndeti mendor te fëmijët (UNICEF)

15-25% e popullatës deri 18 vjeç preket përgjatë jetës së vet prej të paktën një çrregullimi të diagnostikueshëm. Çrregullimet që hasen më shpesh në praktikën klinike janë:

“Mosha më e riskuar janë të vegjëlit nga 6-12 vjeç, sepse adoleshentët e kanë më të lehtë për ta superuar situatën e paragjykimeve nga të tjerët. Absolutisht  këto probleme i kemi dhe tek adoleshentët, por e kanë më të lehtë për ta superuar këtë lëkundje emocionale.”, thekson Kruja

Mësuesit, si individualisht edhe në grupe duhet të ndihmojnë në gjetjen e një metode të unifikuar, duke marrë parasysh strategji të ndryshme.

“Prindërit janë shumë të rëndësishëm, janë ata që “mbjellin” një shëndet të mirë mendor për fëmijët. Kanë një rol të jashtëzakonshëm në mënyrën sesi i krijojnë besimin tek fëmijët e tyre. Nëse prindërit dhe familja do të krijojë një mjedis tek fëmija, kjo do të bëjë që ta shfaqin në çdo mjedis tjetër.”, thotë punonjësja sociale.

Loreta Kruja shprehet se çdo fëmijë është unik dhe secili prej tyre ka një personalitet të veçantë duke i bërë ata të sillen sipas mënyrës së tyre.

“Nuk ka sjellje dhe zakone tipike të fëmijëve. Çdo fëmijë është unik dhe secili ka karakterin dhe personalitetin. Kjo bën që ata të sillen sipas mënyrës së tyre dhe ashtu si e ndjejnë pa paragjykime. Prandaj nuk ka sjelje specifike sesi ata duhet të sillen apo të veprojnë, thekson punonjësja sociale Loreta Kruja.