CIIE, ndërmarrjet ndërkombëtare shtojnë investimet në tregun kinez
2022-11-08 11:20:42

企业---[qǐ yè]---ndërmarrje

VCG

VCG

Në Shangai po zhvillohet Ekspozita e 5-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës (CIIE). Në edicionin e sivjetshëm marrin pjesë mbi 280 ndër 500 ndërmarrjet kryesore të botës dhe kompani udhëheqëse në sektorët e tyre, dhe niveli i pjesëmarrjes përsëri në këtë ekspozitë arrin në afro 90%. Ekspozuesit nga vende e rajone të ndryshme të botës janë mbledhur në këtë veprimtari, duke ndarë rastet e mira që ofron zhvillimi i Kinës. Përfaqësuesit e shumë ndërmarrjeve ndërkombëtare janë të mendimit që, qysh nga edicioni i parë, "efekti magnetik" i kësaj ekspozite po bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Optimizmi dhe dëshira për të shtuar investimet në tregun e madh kinez është bërë konsensusi i ndërmarrjeve ndërkombëtare.

 

Si ekspozita e parë kombëtare në botë me temën e importit, sivjet është pesëvjetori i CIIE-së. Gjatë këtyre pesë vjetëve janë arritur fryte të pasura bashkëpunimi, çka jo vetëm ka përmbushur premtimet e Kinës për hapjen, por edhe ka shtuar besimin e të gjitha vendeve për tejkalimin e vështirësive. Zv.presidenti i grupit gjerman "Schott" u shpreh që kjo është një arenë ndërkombëtare me hapje dhe bashkëpunim.

 

“Kjo është një platformë që nxit hapjen e tregut dhe inovacionin e bashkëpunimit. Kjo është arsyeja përse kemi marrë pjesë për pesë vjet me radhë. CIIE-ja ka ofruar një platformë të gjerë për ekspozimin e produkteve tona profesionale prej qelqi dhe këto produkte kanë luajtur rol të rëndësishëm në nxitjen e zhvillimit të sektorit teknologjik dhe përmirësimin e jetesës së njerëzve,” tha ai.

 

VCG

VCG

Falë "efektit përhapës" të CIIE-së, shumë ekspozues nga jashtë që kanë marrë pjesë për pesë vjet radhas, janë shndërruar në investitorë të vendosur në tregun kinez. Presidenti i grupit "Roche" Kristofer Franz thotë që në pesë vjetët e kaluar, kjo ndërmarrje ka bërë investime prej mbi 5 miliardë juanësh.

 

“CIIE është një dritare e rëndësishme e hapjes aktive të Kinës ndaj botës së jashtme. Ajo i ka krijuar botës shumë mundësi  bashkëpunimi dhe i ka dhënë impuls mëkëmbjes së ekonomisë botërore. Jemi krenarë që kemi marrë pjesë për pesë vjet me radhë, pasi në katër vjetët e kaluar, në saje të 'efektit përhapës' të fuqishëm, CIIE-ja është bërë një platformë e shkëlqyer për ekspozimin e produkteve inovuese dhe të zgjidhjeve përkatëse. Kemi besim të plotë në tregun kinez dhe kemi bërë përpjekje të thella në këtë drejtim. Gjatë pesë vjetëve të kaluar, kemi investuar afro 5.4 miliardë juanë. Në të ardhmen do të shtojmë investimet në tregun kinez,” theksoi Franz.

 

Nëpërmjet CIIE-së, tregu gjigant i konsumit i Kinës po tërheq shumë ndërmarrje ndërkombëtare. Një kontingjent i madh projektesh ndërkombëtare po fillojnë të zbatohen në tregun kinez. Ndërkohë, shumë ekpozues e kanë fokusuar objektivin e tyre në krahinat e mesme dhe perëndimore të Kinës, të cilat kanë më shumë potencial. Në edicionin e 4-t të CIIE-së vitin e kaluar, u ekspozua për herë të parë një pompë e mençur insuline. Tani ky produkt është futur në linjën e prodhimit masiv dhe fabrika ndodhet në Chengdu të Kinës Jugperëndimore. Kjo është fabrika e parë e tillë jashtë SHBA-së.

 

Zv.presidenti i lartë global i kompanisë "Medtronic" dhe kreu i degës për Kinën të kësaj kompanie Gu Yushao shprehet: “Qysh nga CIIE-ja e parë, kemi shtuar vazhdimisht investimet në Kinë,  veçanërisht në krahinat qendrore dhe perëndimore. Kemi investuar në tre projekte të mëdha në Chengdu dhe në të ardhmen, do ta zgjerojmë biznesin tonë në tregun kinez me më shumë teknologji dhe produkte inovuese.”

 

VCG

VCG

Nga 270 mijë në 366 mijë metra katrorë, është rritur shumë sipërfaqja e pavijonit të ndërmarrjeve nga CIIE-ja e parë deri në CIIE-në e 5-të. Numri i pjesëmarrësve është ruajtur në mënyrë të qëndrueshme në 3 000 dhe kjo është dëshmia më e mirë për forcën tërheqëse të CIIE-së. Statistikat tregojnë që në CIIE-në e parë, vëllimi i kontratave të nënshkruara ishte 57.83 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa në tre vjetët e fundit janë siguruar porosi me vlerë mbi 70 miliardë dollarë amerikanë, ndërkohë që në katër edicionet e para, vlera e përgjithshme e kontratave arrin mbi 270 miliardë dollarë amerikanë. (Jiang Lei)