Presidenti kinez uron për përvjetorin e INBAR-it dhe kongresin global të bambusë e kallamit
2022-11-08 15:06:01

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi  Jinping dërgoi të hënën një letër urimi për Kremtimin e 25-vjetorit të Organizatës Ndërkombëtare të Bambusë e Kallamit (INBAR) dhe Kongresin e 2-të Global të Bambusë e Kallamit.

Qeveria kineze dhe INBAR-i po punojnë së bashku për të zbatuar Nismën e Zhvillimit Global dhe kanë filluar së bashku nismën "Bambuja si zëvendësuese për plastikën", për të nxitur vendet e ndryshme të pakësojnë ndotjen plastike, të reagojnë ndaj ndryshimit klimatik dhe të përshpejtojnë zbatimin e Agjendës për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2030 të OKB-së, tha kreu shtetit kinez.

Xi theksoi po ashtu se Kina ka nxitur fuqimisht përparimin ekologjik dhe ka ndjekur konceptin e zhvillimit me bashkëjetesë harmonike ndërmjet njeriut dhe natyrës.

Kremtimi i 25-vjetorit të INBAR-it dhe Kongresi i 2-të Global i Bambusë e Kallamit, me temë "Bambuja dhe kallami – Zgjidhje të bazuara në natyrë për zhvillimin e vazhdueshëm", u hap në Pekin të hënën.

Veprimtaria bashkorganizohet nga Administrata Kombëtare e Pyjeve dhe e Kullotave e Kinës dhe INBAR-i.