Su Mingjuan, delegate në Kongresin e 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës përpara Pallatit të Madh të Popullit të Pekinit/ foto nga China Daily
Su Mingjuan, ish-vajza e një posteri për projektin më me ndikim në Kinë të bamirësisë në arsimim, "Projekti i Shpresës", është rikthyer së fundmi në qendër të vëmendjes kombëtare si një delegate në Kongresin e 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës. Në vitin 1991, një fotografi e 8-vjeçares së atëhershme Su, me një palë sy të mëdhenj e të kthjellët si kristal dhe të etur për dije, kishte prekur zemrat e njerëzve të panumërt.
Su lindi në një familje të varfër rurale në Jinzhai të provincës Anhui të Kinës Lindore. Imazhi i Su-së, në atë kohë një nxënëse e klasës së parë fillore, u kap nga një fotograf që shkoi në zonat e thella malore për të parë se si “Projekti i Shpresës” kishte ndihmuar ata që braktisnin shkollën rurale për shkak të varfërisë.
Su Mingjuan u bë vajza e posterit për “Projektin e Shpresës” pasi imazhi i saj preku kinezë të panumërt/ Foto nga Xie Hailong
“Projekti i Shpresës”, i cili u lançua nga fondacioni kinez për Zhvillimin e të Rinjve në vitin 1989, i përkushtohet ndihmës për arsimimin e fëmijëve të varfër. Gjatë tre dakadave të fundit projekti ka ndryshuar jetën e 6 milionë studentëve nga familjet pa të ardhura të mjaftueshme në mbarë vendin, ndërsa Su është njëra prej tyre.
Fotografia e Su-së, me titullin "Dua të shkoj në shkollë", u ribotua në mbarë vendin në gazeta, revista e reklama qytetëse dhe qysh nga ajo kohë, është kthyer në një simbol të përpjekjeve të vendit për nxitjen e edukimit të detyrueshëm nëntëvjeçar për të gjithë fëmijët në moshën shkollore. Pasi u bë e njohur në rang kombëtar, Su mori një shumë të konsiderueshme përmes donacioneve nga i gjithë vendi dhe familja e saj nuk kishte pse shqetësohej më për shpenzimet e shkollimit të saj. Shkolla e Su-së, e cila në të kaluarën ishte e vendosur në një tempull tradicional të paraardhësve, me klasa që kishin vetëm dritare të mbuluara me letra plot me vrima, u shpërngul në një ndërtesë të re trekatëshe, me klasa të bollshme dhe të pajisura me kompjuterë dhe instrumente të tjera multimedialë. Ndihma e njerëzve zemërmirëve bëri që vajza të shpërngulej nga vendlindja e saj malore për të gëzuar një jetë më të ndritshme.
Su Mingjuan pozon përpara fotos që që e bëri atë vajzën e posterit për “Projektin e Shpresës” në shkollën eksperimentale Sanhe në Jinzhai të provincës Anhui, në maj 2018/ Foto nga VCG
Su u pranua në Universitetin Anhui në vitin 2022. Pas diplomimit, ajo u bë punonjëse në degën Anhui të Bankës Industriale e Tregtare të Kinës. Për t'i shlyer dashamirësinë njerëzve që e kishin ndihuar, Su dhuroi pagën e saj të parë për “Projektin e Shpresës”. Qysh nga ajo kohë, ajo ka dhuruar 1 mijë juanë (afro 138 $) çdo muaj për të ndihmuar studentët ruralë nga familjet e varfra. Në vitin 2018, ajo përdori 30 mijë juanë (afro 4.134 dollarë) nga kursimet e saj për krijimin e një fondi të ndihmës së studentëve. Deri më sot ky fond ka mbledhur rreth 5 milionë juanë (afro 689 mijë dollarë), duke ndihmuar në krijimin e pesë shkollave të “Shpresës”.
Su mori pjesë në Kongresin e PKK-së në Pekin si anëtare e delegacionit Anhui. Dikur përfituese e “Projektit të Shpresës” tashmë ajo bën thirrje që më shumë njerëz të marrin pjesë në përpjekjet e vendit për t'u ofruar një edukim më të mirë të gjithë fëmijëve. "Nuk dua që njerëzit të më kushtojnë shumë vëmendje mua. Mendoj se duhet të fokusohemi te 'Projekti i Shpresës' dhe se si të ndihmojmë studentët e varfër, ata që kanë vërtetë nevojë." thotë Su Mingjuan. (Wang Lei/ Laçi)