Bimët mjekësore, Shqipëria prodhon 330 lloje, më të eksportuarat sherbela dhe livanda
2022-11-07 11:13:00

Foto: Gazetakorrekte

Në Shqipëri kultivohen ose mblidhen mbi 330 lloje bimësh mjekësore dhe aromatike, njoftojnë mediet shqiptare.

Një publikim i posaçëm i Agjencisë Shqiptare të Investimeve të Huaja, i cili përmbledh ecurinë e sektorit në tërësi, nënvizon se vendi është ndër 25 eksportuesit kryesorë të bimëve mjekësore dhe aromatike në botë.

Të paktën 95% e gjithë prodhimit orientohet drejt eksportit. Sipas AIDA-s, rritja e eksporteve të këtij grupi ka qenë e vazhdueshme edhe pse në total, të ardhurat e gjeneruara mbeten modeste. Në vitin 2020, këto eksporte llogariteshin 44 milionë euro.

Rreth 32% e eksporteve të këtij grupi orientohen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe po kaq, edhe drejt Gjermanisë. Në Turqi rreth 10% dhe po kaq edhe në Francë. Shumica e prodhimit bëhet nga mbledhja e gjerë nga individë të pavarur, çka përbën 80%, kurse pjesa tjetër është e kultivuar.

Sipas përmbledhjes së AIDA-s, në vend të parë është sherbela dhe pas saj vjen livanda (levander), rigoni është i treti dhe më pas trumza, mollët e egra.

Shqipëria është furnizues kyç i tregut amerikan me sherbelë dhe tregut gjerman me trumzë.

Fermerët në Shqipëri aktualisht kultivojnë, grumbullojnë dhe eksportojnë 186 lloje të bimëve mjekësore dhe aromatike nga 330 llojet e bimëve mjekësore dhe aromatike që rriten në total në Shqipëri. Sektori punëson mbi 90.000 punonjës, 10% e të cilëve janë gjithashtu të angazhuar në kultivimin e bimëve në një sipërfaqe prej mbi 6000 hektarëi.

Aktualisht operojnë 40-50 kompani eksportuese MAP Shqipëria, pjesa më e madhe e tyre i përpunon më tej bimët për prodhimin e produkteve si vajrat esenciale. (Fatosi)