Ekspozita CIIE, vijnë "miq të rinj" dhe "të vjetër"
2022-11-07 15:05:42

Nga 5 deri më 10 nëntor zhvillohet në Shangai Ekspozita e 5-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës (CIIE). Këtë herë, "miqtë e vjetër" kanë sjellë mallra të reja dhe "miqtë e rinj" kanë ardhur për të marrë pjesë në këtë ekspozitë të madhe.

 

“Rrethi i miqve” të CIIE-së është në zgjerim të vazhdueshëm. Në krahasim me të kaluarën, këtë herë në ekspozitë marrin pjesë më shumë vende. 145 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare përfaqësohen në këtë veprimtari të madhe në Shangai dhe struktura e pjesëmarrësve është përmirësuar, duke pasur një përfaqësim më të gjerë. Ndërmarrje nga 127 vende e rajone kanë ekspozuar në pavijonin e kompanive dhe niveli i pjesëmarrjes përsëri në ekspozitë të ndërmarrjeve të përfshira në listën e 500 kompanive më të fuqishme të botës apo udhëheqëse në sektorin e tyre ka arritur në afro 90 %. Të gjithë anëtarët e RCEP-it marrin pjesë në këtë ekspozitë dhe numri i vendeve pjesëmarrëse nga ato të përfshira në nismën “Një brez, një rrugë” dhe nga Organizata e Bashkëpunimit e Shangait është rritur. Krahas tyre,  janë të pranishme për herë të parë në këtë ekspozitë tetë vende: Nikaragua, Xhibuti, Mauritania, Komoret, Mozambiku, Kongo (Kinsasha), Iraku dhe Islanda.

 

Këtë herë, me platformën CIIE Digjitale, mbi 300 pjesëmarrës marrin pjesë në internet. Ndër ta ka edhe ndërmarrje të fuqishme ndërkombëtare, si edhe ndërmarrje të njohura dhe disa kompani fillestare. Në ekspozitën në internet marrin pjesë 66 vende dhe tre organizata ndërkombëtare. Në këtë platformë janë përfshirë teknologjitë si metaverse, të cilat ekspozojnë risitë tekniko-shkencore, artet e kulturën dhe mjedisin  e investimit, duke ofruar përvoja teknologjike të përfshirjes nga afër për shikuesit dhe duke nxitur bashkëpunim në platformën cloud mes palëve.

 

Me shtimin e "rrethit të miqve" të CIIE-së, edhe "rrethi i miqve" të Kinës në botë po zgjerohet më shumë. Kjo ekspozitë është bërë produkt publik që ndahet nga e gjithë bota, duke nxitur pandërprerë mundësitë e reja të hapjes së tregut kinez dhe duke i dhënë një shtysë  të re rimëkëmbjes ekonomike botërore. (Jiang Lei)