Rama thirrje prodhuesve: Certifikoni vajin e ullirit të rrisim eksportet
2022-11-07 10:30:06
Foto: VCG
Kryeministri shqiptar Edi Rama u kërkoi prodhuesve të ullirit të certifikojnë prodhimin e vajit të ullirit, me synim rritjen e eksportit të tij, gjatë takimeve me banorë të Mallakastrës, zonë e njohur për prodhimin e ullirit dhe të vajit.
“Ta kthejmë Mallakastrën në një shëmbëlltyrë të zhvillimit të kësaj industrie përpunimi të vajit të ullirit”,- tha Rama, bëhet e ditur në një video të postuar në rrjetet e tij zyrtare sociale.
Shqipëria ka rreth 11 milionë pemë ullinj të mbjella. Prodhimi është rritur ndjeshëm vitet e fundit duke kaluar mbi 100 mijë ton dhe i vajit mbi 20 mijë ton.
Sipas INSTAT-it, në prodhimin total të ullirit, 79% përfaqësohet nga ullinjtë për vaj dhe 21% nga ullinjtë për tavolinë. (Fatosi)
Lajmet Kryesore