Bertan Asllani (Foto nga instagrami)
Në Turqi ka filluar transmetimi i serialit “Gecenin Ucunda”,(Në fund të natës) pjesë e të cilit është edhe këngëtari shqiptar, Bertan Asllani. Ai interpreton në këtë serial luan rolin e ”Cihangirit”. Ai vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me aktorët turq Neslihan Atagul dhe Kadir Douglu,që dëshmohet me fotografi të publikuara në rrjetet sociale, të cilat janë realizuar nga prapaskenat e xhirimeve.
Bertani në në postim në Instastory ka publikuar një fotografi të Neslihanit, e cila shihet kohën më të madhe në prapaskena e kalon në telefon. “Në fund të natës” është historia e ”Maxhides”, rol të cilin e luan aktorja Neslihan Atagül, e cila nuk mund të jetë e lumtur në jetën e saj profesionale duke provuar sfida të reja, e hyn në një botë që nuk e ka parë kurrë më parë.