CMG-ja: Kina mbron ligatinat për brezat e ardhshëm
2022-11-07 15:00:50

湿地---[shī dì]--- ligatinë

VCG

VCG

“Duhet të thellojmë njohjen, të shtojmë bashkëpunimin dhe të nxisim bashkërisht veprimin global për mbrojtjen e ligatinave.” Kështu tha më 5 nëntor kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping në një videofjalim në ceremoninë e hapjes të Konferencës së 14-të të Palëve Nënshkruese të Konventës së Ramsarit për Ligatinat, që u zhvillua në Wuhan të Kinës Qendrore.

 

Kryetari Xi Jinping paraqiti tre propozime për mbrojtjen e ligatinave, duke shpallur që në të ardhmen Kina do të marrë masa konkrete dhe do të bëjë një planifikim të qartë për mbrojtjen globale të ligatinave.

 

Ligatinat, pyjet dhe detet janë tre ekosistemet kryesore në botë, ndër të cilat ligatinat vlerësohen si “veshkat e Tokës”. Ligatinat kanë një rëndësi të padiskutueshme dhe sfidat, e madje shkatërrimi para të cilave gjenden ligatinat sot në botë, nuk mund të shpërfillen, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG). Sipas një raporti nga Sekretariati i Konventës së Ramsarit për Ligatinat, qysh nga vitet ’70 të shekullit të kaluar, sipërfaqja e ligatinave në botë është pakësuar me 35 % dhe cilësia e atyre që kanë mbetur tani po ulet pandërprerë për shkak të ndotjes, invazionit të qenieve nga jashtë dhe ndryshimeve klimatike.

 

Në këto kushte, kreu i shtetit kinez propozoi që “të konsolidohet konsensusi global për ruajtjen e ligatinave”, “të nxitet procesi i mbrojtjes globale të ligatinave” dhe “të shtohen përfitimet nga ligatinat për popujt e botës,” duke ofruar një drejtim të qartë për mbrojtjen globale të ligatinave, vijon komenti i CMG-së. Nga thirrja për më shumë respekt për natyrën e theksimi që të përfshihen më shumë ligatina në listën e zonave të mbrojtura natyrore, dhe deri në paraqitjen e konceptit për më shumë përfitime për popujt e botës me nxitjen e zhvillimit të vazhdueshëm, tre propozimet nga kryetari Xi kanë zbuluar vështirësitë dhe sfidat në këtë drejtim. Ato gjithashtu janë realiste e kanë nivel të lartë zbatueshmërie dhe shënojnë përpjekjen e re të Kinës për nxitjen e ndërtimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit. Sekretari i përgjithshëm i Konventës së Ramsarit për Ligatinat, Musonda Mumba, u shpreh që, kur palët të shohin rolin drejtues të Kinës, do të kuptojnë që mbrojtja e ligatinave është në të mirë të përballimit të ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes së biodiversitetit.

VCG

VCG

 

Sivjet është 30-vjetori i hyrjes së Kinës në Konventën e Ramsarit për Ligatinat. Në konferencën e sivjetshme 25 qytete të reja do të marrin certifikatat e “qyteteve ndërkombëtare të ligatinave”. Tani ndër 43 “qytetet ndërkombëtare të”, 13 janë në Kinë, vendi me numrin më të madh të qyteteve të tilla në botë. Kjo shënon një njohje dhe vlerësim të plotë për përpjekjet shumëvjeçare të Kinës për mbrojtjen e ligatinave dhe përmirësimin e mjedisit ekologjik në këtë drejtim.

 

Të dhënat statistikore tregojnë që nga viti 2012 deri tani, Kina ka shtuar dhe restauruar mbi 800 mijë hektarë ligatina dhe ka tani 64 ligatina të nivelit ndërkombëtar. Kina ka ndërtuar sistemin e mbrojtjes dhe ka publikuar ligjin e mbrojtjes së ligatinave. Anëtari i Akademisë së Shkencave Humane të ShBA-së, John B. Cobb Jr., vlerëson që Kina ka luajtur rol të rëndësishëm në nxitjen e ndërtimit të qytetërimit ekologjik botëror.

 

Në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së që u zhvillua pak kohë më parë, u shpall se do të nxitet përtëritja e madhe e kombit kinez me modernizimin e gjithanshëm të stilit kinez. Në këtë objektiv, “bashkëjetesa harmonike ndërmjet njeriut e natyrës” është një nga pesë karakteristikat bazë të modernizimit të stilit kinez dhe është kërkesa thelbësore e modernizimit të stilit kinez. “Duhet të mbrojmë natyrën dhe mjedisin ekologjik si sytë dhe duhet të ngulim këmbë në rrugën me zhvillim, begati e mjedis të mirë ekologjik, për të realizuar kështu zhvillimin e vazhdueshëm të kombit kinez,” thuhet në raportin e Kongresit të 20-të. Në këtë dokument shtjellohet thellësisht edhe marrëdhënia e ndërsjellë përforcuese mes mjedisit e zhvillimit, duke shtuar besimin dhe duke i dhënë impuls përballimit të problemeve ekologjike globale.

 

VCG

VCG

Në fjalimin e tij, kryetari Xi paraqiti masat konkrete të Kinës për mbrojtjen e ligatinave në të ardhmen, duke bërë të ditur që do të ndërtohen një numër parqesh kombëtare, do të përfshihen 11 milionë hektarë ligatina në sistemin e parqeve kombëtare dhe do të zbatohen projektet e mëdha kombëtare për mbrojtjen e ligatinave.

 

Ndërkohë, Kina do të nxitë edhe bashkëpunimin ndërkombëtar, do të mbrojë katër rrugët ndërkombëtare të shtegtimit të shpendëve që kalojnë nëpër Kinë, do të ndërtojë në Shenzhen “Qendrën Ndërkombëtare të Rizoforëve” dhe do të mbështetë zhvillimin e Forumit Global të Bregdetit. Nga këto plane mund të shihet që Kina, që ka filluar një udhëtim të ri, do të vazhdojë të nxitë modernizimin me bashkëjetesë harmonike ndërmjet njeriut e natyrës dhe mbrojtjen me cilësi të lartë të ligatinave, mbyllet komenti i CMG. (Jiang Lei)