Gerrald Murrja do të zhvillojë koncertin recital “Wave Symphony”
2022-11-07 00:13:16

Gerald Murrja (Foto nga instagrami)

Gerald Murrja (Foto nga instagrami)

Më 9 nëntor  do të zhvillohet në  sallën e Liceut Artistik “Tonin Harapi” në Tiranë koncerti “Wave Symphony”. Ky projekt,  i cili shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e muzikës profesioniste shqiptare, pritet të gjallërojë jetën muzikore të kryeqytetit. Projekti vjen në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe organizatën “Tirana Youth Capital”, në vazhdën e aktiviteteve “Tirana kryeqyteti europian i rinisë”. Projekti “Wave Symphony”, me pjesëmarrjen e Tenorit Gerald Murrja (Tenor pranë Teatrit të Operas dhe Baletit), do të sjellë interpretimin e tij në skenë me artistë të njohur të shqiptarë si Kastriot Tusha, Soni Malaj, Tiri, Renisa Laçka etj.  Ky është një projekt me vlerë që përmbledh një aktivitet të rëndësishëm për kulturën shqiptare. Ky projekt i cili aplikohet për herë të parë në këtë lloj formati është një rast i çmuar për të dëshmuar vitalitetin e kulturës sonë të re muzikore dhe për të vënë në lëvizje interpretuesit e shumtë profesionistë të kësaj muzike, të cilët e kanë vërtetuar këtë edhe në aktivitete ndërkombëtare. Repertori që do të interpretohet në këtë aktivitet do të jetë i konceptuar në zhanrin e muzikës Pop-Classic. Koncerti do të shoqërohet live nga një orkestër profesioniste ku së bashku me këngëtarët e mirënjohur dhe moderimin e Antoneta Koçit do të performojnë në një mbrëmje të veçantë artistike me këngët më të famshme nga repertori i muzikës botërore.