Qeveria do të ndëshkojë çdo fermer që nuk do të punojë tokën e tij. Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me fermerët e Korçës në Dvoran bëri të qartë që ministrat kanë nisur punën për të rregulluar me ligj vendosjen e taksës për këdo që nuk e shfrytëzon pronën në fshat. Kryeministri ka prekur temën e hedhjes së mollëve në kanal. Ai tha se janë vetë fermerët që duhet të organizohen për të krijuar më shumë mundësi dhe për të marrë më shumë fonde në bazë të aplikimeve duke u bashkuar. Kryeministri tha se shoqëria e fermerëve dhe bashkësisë, është hapi i parë që ata të jenë të suksesshëm në treg.
Feremerë (Foto gazeta Si)
“Ata fermerë të cilët dalin dhe hedhin mollët që nuk i shesin, nuk janë aktorë janë njerëz realë, janë fermerë që e bëjnë përpjekjen e tyre, por që dështojnë dhe kjo është njëra pjesë e të vërtetës. Pjesa tjetër e të vërtetës janë shumë herë më tepër sesa ata fermerë që prodhojnë, grumbullojnë dhe eksportojnë. Është shumë sukses. Mollën përvecse e shesin dhe në tregun e brendshëm dhe pasqyrimi i vetëm gjysmës së parë të së vërtetës prodhon një gënjeshtër shumë të madhe që në Shqipëri bujqësia është thjesht një shkretëtirë ku një grusht njerëzish lëngojnë të braktisur nga shteti. Kjo është një gënjeshtër shumë e madhe për faktin se bujqësia sot është si asnjë vit dhe as një vit më parë deri më sot, por patjetër në raport me aty ku duam të arrijmë dhe ku do të arrijmë pa diskutim, jemi ende në hapat e parë pas një ringritje. “-tha Rama.
“Bujqësia sot është si asnjë vit dhe asnjë ditë më parë deri më sot’”, tha kryeministri.
Kryeministri Edi Rama (Foto Media and information agency)
“Aktualisht, bujqësia shqiptare është ajo që ka pasur nivelin më të qëndrueshëm midis gjithë vendeve të rajonit dhe nivelin më të lartë të rritjes së sektorit, duke qenë se jemi të përfshirë në Ballkanin e hapur edhe për të ndihmuar fermerët, për të ndihmuar blegtorët, për të ndihmuar dhe agropërpunuesit me tregje shumë më të aksesueshme. Nëse Shqipëria ka pasur 1.5% rritje, Maqedonia ka pasur vetem + 0.1% dhe Serbia - 5.4%. Ndërkohë sipas Bankës Botërore dhe flas për raportin e shtatorit, e cila ka bërë një analizë të thellë të efekteve të krizës kudo në vendet ku ajo operon në mbarë botën, Shqipëria ka nivelin e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore më të ulëta se të gjithë vendet e rajonit, qofshin apo jo pjesë e Bashkimit Europian dhe rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në Shqipëri është pothuajse sa gjysma e rritjes së planifikuar në pothuaj të gjitha vendet e rajonit, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi dhe me rradhë.”- shprehet Kryeministri.
Qeveria thekson se po ndjek politikën mbrojtëse për konsumatorin familjar dhe biznnesin e vogël për të mos i faturuar rritjen e çmimit të energjisë.
“ Këto janë fakte, këto nuk janë opinione dhe janë fakte që lidhen nga një anë me fuqizimin e sektorit dhe nga ana tjetër me politikën e qeverisë shqiptare për të mos ngarkuar konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël me barrën e re të çmimit të energjisë. Pra, për ta mbajtur çmimin e energjisë aty ku ishte përpara se të fillonte kriza energjitike, duke financuar nga buxheti pjesën tjetër dhe që të jemi konkretë me faturat e energjisë që ju vjen në shtëpi dhe që u vjen të gjithë shqiptarëve në shtëpi, familjet paguajnë 20% të çmimit, 80% i paguan buxheti i shtetit në çdo faturë, sot që flasim. Kjo ka bërë që inflacioni të mbahet më në kontroll sesa vendet e tjera rreth e rrotul nesh. “- thekson kreu i qeverisë në takim me fermerët.
Bujqesia shqiptare (Foto java news)
Mbështetja me fonde e bujqësisë është prioritet për qeverinë.
“Për të vazhduar më tutje është e rëndësishme që të ndaj me ju që bujqësia këtë vit ështe mbështetur me fondin më të lartë të mbështetur ndonjëherë, që është gati 15 milionë dollarë dhe 50% më shumë sesa fondi i miratuar në fillim të vitit për shkak të natyrisht krizës dhe për shkak të nevojës për të mos i lënë fermerët vetëm, duke ju dhënë 8 milionë litra naftë pa taksa dhe falas. Sasia e shpërndarë e naftës është 4 herë më shumë sesa vitin e shkuar dhe numri i fermerëve 2 herë më i madh, si përfitues. “- thekson Rama.
Kryeministri tha se ky sektor ka njohur arritjet më të mëdha këtë vit, por ende nuk është në nivelin ku qeveria synon ta çojë sektorin e bujqësisë.