Rama: Mbrojmë çdo familje nga çmimi i energjisë, 80% do ta paguajë shteti
2022-11-07 10:09:42

Foto nga Facebook kryeministri Rama

Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se qeveria do të vazhdojë të subvencionojë çmimin e rritur të energjisë elektrike për popullatën dhe bizneset e vogla.

“Familjet do të vazhdojnë të paguajnë 20% të çmimit, 80% do të vazhdojë t’i paguajë buxheti i shtetit”,- tha Rama gjatë një takimi me banorë të Lushnjës, në një video të postuar në rrjetet e tij sociale.

Rama pranoi rritjen e inflacionit në vend, por tha se çmimet në Shqipëri janë rritur më pak se në gjithë vendet e rajonit.

Ai u bëri thirrje ndërkohë sipërmarrësve shqiptarë të rrisin pagat. “Është koha për t’i rritur pagat, për t’i formalizuar sepse njerëzit kanë nevojë të jenë më të sigurt”, theksoi Rama. (Fatosi)