德国---[dé guó]---Gjermani
foto nga VCG
Gjatë takimit të së premtes në Pekin me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz që ishte për një vizitë zyrtare në Kinë, presidenti i Kinës Xi Jinping tha: "Aktualisht situata ndërkombëtare po përjeton ndryshime të ndërlikuara, ndërsa Kina dhe Gjermania, si vende të mëdha dhe me ndikim, duhet të bashkëpunojnë në këtë situatë të ndryshuar dhe të turbullt, që të japin më shumë kontribut për zhvillimin dhe paqen në botë."
Kreu i shtetit kinez tha se pala kineze është e gatshme të përpiqet së bashku me palën gjermane, që të krijojnë partneritetin e gjithanshëm strategjik drejt të ardhmes dhe të nxitin zhvillimin e ri të marrëdhënieve kino-gjermane dhe kino-evropiane.
Nga ana e tij, Olaf Scholz tha se pala gjermane dëshiron të shtojë njohjen dhe besimin reciprok dhe do të përpiqet të stabilizojë, të konsolidojë dhe të zhvillojë marrëdhëniet me Kinën.
Olaf Scholz është i pari lider evropian që viziton Kinën pas Kongresit të 20-të të PKK-së. Kjo ishte gjithashtu vizita e tij të parë pas ardhjes në fuqi si kancelar gjerman. Me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Gjermanisë, duke i hedhur një vështrim historisë së shkëmbimeve mes dy vendeve, Xi vuri në dukje se duke këmbëngulur në respektin reciprok, duke lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe ndjekur parimin e bashkëpunimit me leverdi reciproke, nuk do të shmangen nga kursi i drejtë i marrëdhënieve dypalëshe, duke hedhur hapa më të qëndrueshëm. Ky është kyçi i zhvillimit të marrëdhënieve kino-gjermane, komentoi në një artikull të tij Grupi Mediatik të Kinës (CMG).
foto nga VCG
Kina dhe Gjermania kanë sisteme të ndryshme politike dhe rrugë të ndryshme zhvillimi, prandaj janë të pashmangshme mosmarrëveshjet midis dy vendeve, të cilat kanë penguar në një farë mënyre dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Atëherë, si do të shkojnë në të ardhmen marrëdhëniet kino-gjermane?
Në fjalimin e tij, presidenti Xi theksoi se Kina dhe Gjermania duhet të respektojnë njëra-tjetrën dhe të tregojnë vëmendje për interesat thelbësore të palës tjetër, të këmbëngulin në dialog dhe konsultime, të përballojnë bashkërisht faktorët pengues, si kundërvëniet mes blloqeve, panideologjizimin etj. Ndër të tjera, nga ana e tij Scholz tha se botës i nevojitet një strukturë shumëpolarizimi dhe se rolit ndikues të ekonomive të reja meriton t'u kushtohet rëndësi. Ai theksoi se pala gjermane kundështon kundërvënien midis blloqeve dhe politikanët kanë përgjegjësi në këtë drejtim.
Gjatë 50 viteve, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Gjermanisë, bashkëpunimi ekonomiko-tregtar është një "gur balasti" dhe stabilizator për marrëdhëniet dypalëshe. Sipas të dhënave statistikore, Kina ka qenë partnerja tregtare numër një e Gjermanisë për gjashtë vite me radhë, ndërsa Gjermania ka qenë partnerja tregtare më e madhe e Kinës në Evropë për 47 vite me radhë. Sipas një raporti të Dhomës Gjermane të Tregtisë në Kinë, vitin e kaluar rreth 60 për qind e ndërmarrjeve gjermane në Kinë njohën rritje biznesi dhe mbi 70 për qind prej tyre u shprehën se do të vazhdojnë të shtojnë investimet në Kinë. Mediat e huaja vunë re se në delegacionin e Scholzit përfshiheshin 12 kompani gjigante gjermane, të cilat përfaqësuan mbi 100 kompani gjermane që paraqitën kërkesë për këtë vizitë.
Gjatë takimit me kancelarin gjerman, Xi theksoi se të dy palët duhet të vazhdojnë ta bëjnë "tortën e interesave të përbashkëta" më të madhe, duke nxitur gjallërinë e bashkëpunimit në energjitë e reja, inteligjencën artificiale dhe në digjitalizim. Ai shpreson që pala gjermane do të përpiqet së bashku me palën kineze për kundërshtimin e proteksionizmit dhe që rezultatet e bashkëpunimit mes dy vendeve të favorizojnë më shumë të dy popujt. Fjalët e Xi-së tregojnë se Kina dhe Gjermania kanë potencial të madh në bashkëpunim si dhe shumë pika të reja të përbashkëta të rritjes ekonomike, komentoi CMG-ja.
Zona ekologjike me bashkëpunim Kinë-Gjermani në qytetin Qingdao të Kinës Lindore/ foto nga VCG
Bashkëpunimi është në të mirë të të dy palëve, ky është gjithashtu edhe mendimi i palës gjermane. Para vizitës së tij në Kinë, Scholzi botoi disa artikuj në mediat gjermane dhe amerikane, duke shprehur qartazi mendimin se "nuk duam të shkëputemi me Kinën". Gjatë këtij takimi me presidentin Xi, ai ritheksoi se pala gjermane përkrah me vendosmëri liberalizmin tregtar dhe globalizimin ekonomik, duke kundërshtuar "shkëputjen". Gjermania dëshiron të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin ekonomiko-tregtar me Kinën dhe përkrah ndërmarrjet e dy vendeve të bëjnë investime në palën tjetër.
Kina ka theksuar se ajo do të synojë zhvillimin duke mbrojtur paqen dhe zhvillimin e botës. Me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, duke u nisur nga bashkëpunimi historik, pala kineze dëshiron të përpiqet bashkërisht me palën gjermane, që të kërkojë një bashkëpunim më pragmatik në të mirë të dy popujve, por edhe të Evropës dhe botës, përfundoi komenti i CMG-së. (Wang Lei/ Laçi)