Ambasadori kinez në Tiranë: Kënaqësi të shohim Shqipërinë në Panairin e Importit në Kinë
2022-11-05 17:55:50

Ambasadori i Kines Zhou Ding(Foto CMG)

Ambasadori i Kines Zhou Ding (Foto nga MPJ)

Ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, deklaroi se Panairi i pestë Ndërkombëtar i Importit të Kinës (CIIE) do të mbahet në Shangai nga 5-10 nëntor 2022.

Përmes një njoftimi zyrtar në “Facebook”, ambasadori Zhou bëri të ditur se si panairi i parë në botë me temë importin, Expo është një lëvizje e rëndësishme për Kinën që të mbështesë me vendosmëri liberalizimin e tregtisë dhe globalizimin ekonomik dhe në mënyrë aktive të hapë tregjet e saj për botën.

Pavijoni shqiptar ne panairin e Shangait (Foto Facebook Ambasada e Kines ne Shqiperi)

Pavijoni shqiptar ne panairin e Shangait (Foto Facebook Ambasada e Kines ne Shqiperi)

“CIIE ofron një platformë unike për vendet në mbarë botën për të shfaqur imazhin e tyre kombëtar dhe bizneset nga të gjitha vendet për të reklamuar mallra, teknologji dhe shërbime. Është kënaqësi të shohim Shqipërinë të pranishme në panairin online të Expo. Pavijoni Kombëtar Shqiptar, i ndërtuar përmes teknologjisë së avancuar digjitale, do të ofrojë një përvojë gjithëpërfshirëse shikimi. Aty do të prezantohet vija bregdetare mahnitëse, qytetet karakteristike dhe këngë e valle të bukura tradicionale”,- shkruan ambasadori Zhou.

Ai shprehu besimin se peizazhet unike, kultura dhe arti i Shqipërisë do të pëlqehen nga shikuesit në Kinë dhe në mbarë botën, si dhe që më shumë mallra me cilësi të lartë nga Shqipëria do të depërtojnë në tregun kinez përmes platformës Expo. (Irma)

Panairi i Shangait (Foto Facebook Ambasadori i Kines ne Shqiperi)

Panairi i Shangait (Foto Facebook Ambasadori i Kines ne Shqiperi)